Astrologia Ada Alberti sjell horoskopin ekspres të së dielës 15 maj 2022

Ada Alberti, astrologia e pajtuar nga televizioni italian Canale 5, sjell horoskopin ekspres të së dielës 15 maj 2022, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

DASHI: Nëse ju duhet që të merrni ndonjë vendim, do të jetë pak e komplikuar për ju, duke pasur parasysh Hënën komplekse.

DEMI: Hëna nuk është vërtet në anën tuaj, por problemet në punë do të jenë mëse të zgjidhshme.

BINJAKËT: Edhe nëse jeni të lodhur nuk duhet të dorëzoheni. Ecni përpara dhe ndiqni ëndrrat tuaja.

GAFORRJA: Edhe nëse ka disa probleme që keni hasur kohët e fundit, lajm i mirë është duke mbërritur.

LUANI: Jeni pak poshtë në humorin tuaj për shkak se përballeni me probleme në shtëpi, familje.

VIRGJËRESHA: Jeni në fazën e rikuperimit, por do të duhet pak kohë që kjo periudhë të kalojë plotësisht.

PESHORJA: Në dashuri ka pak egoizëm, do të duhet të merrni vendime të rëndësishme pa u ndikuar.

AKREPI: Pavarësisht vështirësive të së kaluarës, po arrini të rikuperoheni me shumë efektivitet.

SHIGJETARI: Nuk është një periudhë e lehtë, së shpejti do të ketë lajme për ju.

BRICJAPI: Hëna është komplekse, do të duhet pak kohë përpara se ujërat të qetësohen.

UJORI: Disa probleme keni në shtëpi, por mos u shqetësoni, gjërat do të zgjidhen lehtësisht.

PESHQIT: Për këtë të diel përpiquni t’i lini mënjanë diskutimet, merruni me diçka krejt tjetër. /noa.a

Author: admin