Jo të gjitha shenjat astrologjike mund të krijojnë një lidhje, e disa madje janë aq të papërshtatshëm saqë lidhja është e destinuar të përfundojë shpejt. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje më mirë shmangini këta persona sipas shenjës astrologjike që keni.
Dashi dhe Gaforrja
Dashi është shenjë zjarri dhe gaforrja uji. Personat e shenjës së dashit janë shumë energjikë e plot jetë, ndërkohë që ata të shenjës së gaforres janë më të mbyllur dhe duan kohën e duhur para se t’iu hapen të tjerëve. Duke qenë njëra palë shprehëse dhe tjetra jo e hapur mund të kenë konflikte dhe debate. Njëra palë dëshiron të dalë sa më shumë, të argëtohet e të takojë njerëz, ndërsa pala tjetër, gaforret, preferojnë më shumë të qëndrojnë në shtëpi e të shohin televizor.
Demi dhe Ujori
Demat njihen për ndershmërinë dhe besnikërinë, prandaj janë edhe ndër partnerët më të mirë për të krijuar marrëdhënie të forta dhe afatgjata. Ujorët nga ana tjetër janë shumë të lirshëm dhe mund të flasin më shumë sesa duhet. Ndërkohë që demat janë praktikë dhe realistë ujorët janë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe dalin shpesh nga realiteti. Një lidhje mes të dyve mund të ketë shpesh tronditje e probleme dhe nuk do zgjasë.
Virgjëresha dhe Binjakët
Virgjëreshat kërkojnë perfeksionin kudo, madje edhe në një lidhje. Ata presin që partneri të jetë i përgjegjshëm, i përkujdesur, i kuptueshëm dhe të ofrojë të njëjtën dashuri dhe përkujdes si ata në një lidhje. Nga ana tjetër binjakët, njihen për sjelljen e këndshme, por duan t’i bëjnë gjërat sipas ritmit të tyre. Ndryshe nga personat e shenjës së parë ata janë të pavendosur dhe duan të dominojnë mbi partnerin. Marrëdhënia mes dy shenjave mund të fillojë mirë, por shumë shpejt do përfundojë.
Peshorja dhe Bricjapi
Peshoret janë shumë socialë, kanë shumë miq dhe urrejnë monotoninë e rutinën. Bricjapët nga ana tjetër janë shpesh shumë të pasigurt dhe nuk duan që partneri të retë i rrethuar nga shumë miq gjithë kohës. Në një lidhje të dyja palët do e kenë të vështirë të gjejnë ekuilibrin dhe do ju duhet shumë mund dhe punë për t’i bërë gjërat të funksionojnë.
Luani dhe Akrepi
Personat e këtyre dy shenjave mund të kenë një fillim lidhjeje shumë të mirë, por gjërat do marrin shpejt tatëpjetën. Akrepat janë shumë kokëfortë dhe luanët gjithashtu. Secili do të dalë e veta, nuk arsyetojnë dhe nuk hapin rrugë.
Shigjetari dhe Gaforrja
Shigjetarët mund të krijojnë një lidhej vetëm kur të binden plotësisht dhe nuk mendohen dy herë për t’i dhënë fund gjithckaje nëse nuk ndihen mirë. Gaforret njihen për besnikërinë, por janë shumë emocionale e ndonjëherë edhe manipulatore për të mbajtur një lidhje. Personat e kësaj shenje duan të jenë gjithmonë në zonën e tyre të rehatisë dhe nuk joshen nga ideja për të eksperimentuar e për të privuar gjëra të reja