Banane, mollë, portokall, lëngu që ju nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është sot një nga pandemitë më të rrezikshme kryesisht për shkak të konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara por edhe faktorëve të tjerë siç është stresi, hormonet, e të tjerë.

 

Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor.

 

Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.

Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që duhen shmangur dhe ato që ju vijnë në ndihmë.

 

Ndër këto të fundit mund të përmendim frutat si molla, agrumet dhe bananja të cilat janë aleate të vyera të shëndetit dhe organizmit shkruan AgroWeb.

 

Banane, Mollë, Portokall, Lëngu Që Ju Nevojitet Kundër Mbipeshës

Pija e mëposhtme ofron një mariadë ushqyesish të cilët jo vetëm që furnizojnë organizmin me atë që ka nevojë por edhe stimulojnë djegien e yndyrnave të tepërta në trup.

 

Bananet janë një frut i shkëlqyer kundër mbipeshës sepse janë të pasura me fibër, vitamina dhe minerale.

 

Ato të ngopin shpejt por kanë edhe një indeks të ulët glicemie dhe për rrjedhojë ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

 

 

Përbërësit:

1 banane

1 portokall

1 mollë

1 lugë gjelle lëng të freskët limoni

Treçerek gote ujë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa të përftoni një lëng të trashë pa kokrriza dhe të njëtrajtshëm.

 

Nëse molla është organike, pra pa pesticide, këshillohet të përdoret me gjithë lëkurë sepse kjo e fundit përmban pjesën më të madhe të vitaminave dhe minerale.

 

Më pas, hidheni lëngun në gotë ose kavanoz qelqi, shtoni disa kubikë akulli dhe pijeni.

 

Këtë lëng mund ta pini rregullisht, krahas ndryshimeve të duhura në regjimin tuaj ushqimor dhe aktivitetit fizik për një peshë sa më të shëndetshme trupore.

Author: admin