Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, të shumta janë problemet me të cilat vazhdojnë të përballen qytetarët në Durrës. I tillë është dhe rasti i Shpëtim Krasniqit, banor në zonën e Shkozetit, i cili i është drejtuar televizionit AdriaNet, pasi nuk ka gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij. Banesa ku jetonin pesë familjarë u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe sipas tij, ekspertët që bën verifikimet në terren e konsideruan si të pabanueshme dhe si e tillë, duhej shembur, por akti i eksperticës e ka përcaktuar me dëme DS3. Në këto kushte banesa ku dëmet e tëmetit flasin qartë dhe kanë lënë gjurmë në shtëpinë e vjetër, Krasniqi duhet ta riparojë atë.
Duke mos parë asnjë mundësi për riparimin e banesës me fondet që do të përfitojë nga shteti, krefamiljari kërkon ndihmë në institucionet vendore, që rasti të shihet edhe një herë, por siç dhe shprehet askush nuk e ka dëgjuar.
Që pas tërmetit familja jeton në një banesë me qira, për të cilën kryefamiljari nuk ka marë as bonus. Problemet ndër vite që nga përmbytjet e herë pas hershme të banesës e deri tek varfëria, kanë sjellë jo pak zhgënjime për këtë familje, zhgënjime të cilat Krasniqi nuk i fsheh.
E ndodhur në një zonë ku tërmeti shkaktoi jo pak dëme, banesa e familjes Krasniqi, është dëshmi e plotë e varfërisë së shumë familjeve, të cilat nuk sigurojnë dot minimumin jetik me gjithë vitet e punës që mbajnë mbi shpinë, familjarët e tyre.