Pak pak kohësh lidhje, është e thjeshtë të harrohet çfarë e bëri aty të bjerë në dashuri me ty. Cili ishte tipari që e çmendi pas teje?! Këtë sigurisht, mund t’ua parashikojë shenja juaj e horoskopit.
Dashi
Ai/ajo të do për energjinë, pasionin dhe motivimin që ke. Entuziazmi që ke për t’i shkuar gjer në fund gjërave që do është një nga tiparet më tërheq.
Demi
Shijet që ndani me të tjerët. Demi, si shenjë Toke i shijon shumë kënaqësitë e jetës. Ata duan një partner që jo vetëm i kupton, por ndan të njëjtat shije me ta.
Binjakët
Aftësinë për të dëgjuar. Të stimuluar nga dëshira për biseda intelektuale ata duan ta dinë që jeni aty sy e vesh duke ju dëgjuar dhe duke krijuar opinione rreth asaj që po thoni.
Gaforrja
Besnikërinë tuaj! Gaforret duan romancës dhe sigurinë emocionale.Partneri e adhuron faktin që ju as që e konsideroni tradhtinë si opsion.
Luan
Dashurinë e thellë që keni! Partneri juaj Luan do të dijë patjetër sa shumë i doni edhe pasi faza e mjaltit ka mbaruar.
Virgjëresha
Mbështetjen tuaj. Një Virgjëreshë ka një vizion të qartë për gjërat. Të dinë se ju i mbështesni në objektivat apo ëndrrat e tyre është shumë e rëndësishme për ta.
Peshorja
Aftësinë për të vendosur. Kjo shenjë ka nevojë për një njeri romantik, të fortë, të kujdesshëm dhe që di të marrë vendime.
Akrepi
Aftësinë për t’i kuptuar. Ata s’do t’ju vlerësojnë fare nëse përpiqeni t’i bëni xhelozë. Përkundrazi përpiquni të bëheni empatikë.
Shigjetari
Personalitetin tuaj të thjeshtë. Do t’ju bashkohen patjetër në aventurën tuaj të radhës!
Bricjapi
Tiparet e njëjta që ndani. Ata duan një partner me të cilët të ndajnë vlerat, sukseset dhe çdo objektiv të ardhshëm.
Ujori
Aftësinë për të bërë gjërat e tua, vetë! Si shpirt i lirë që janë, duan njerëz të PAVARUR afër tyre.
Peshqit
Aftësinë për të menduar. Peshqëve i duhet dikush që i kupton dhe është po aq i mendueshëm sa ato.