Teksa maska tashmë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vjen një mesazh sensibilizues. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo që ka publikuar mesazhin e mjekut Arben Baboçi, i cili i bën thirrje qytetarëve që të përdorim maskën, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre. “Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, tha Baboçi.