Kurba e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e paqëndrueshme me luhatje nga dita në ditë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë prej të cilëve 5 rezultuan pozitivë.
Deri më tani numri total i të infektuarve është 969. Është rritur dhe numri i të shëruarve ku gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë lënë spitalet. Tashmë, 80 përqind e të prekurve janë shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
Raste aktive – Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Testimet gjithsej – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.