Hëna e re e 10 qershorit është një ftesë e qartë për t`u bërë palë me qartësinë dhe gjykimin.
Kjo është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për ata që gjenden në një profesion krijues.
Një eklips i vogël do ndodhë sot në drekë. Fenomeni i rrallë përkon me Hënën e Re.
Çdo të thotë kjo lëvizje për njerëzit e shenjave të ndryshme?
Do të jetë një moment vendimtar për ata që kanë një profesion krijues, për ata që duhet të shpikin stile dhe ngjyra. Por do të jetë gjithashtu koha ideale për të qartësuar dhe sqaruar gjërat, cilat janë gjërat që ende nuk janë thënë. Me pak fjalë këto ditë do të jenë transparente.
Kjo Hënë e Re dhe ky eklips ju ndikon sidomos nëse i përkisni Binjakëve, Virgjëreshës, Peshores, Peshqve ose Shigjetarit.
Ndikim do të ketë edhe mbi Gaforren, Luanin dhe Dashin, por më pak.
Ujori mund të shkëlqejë në një nivel krijues. Bricjapi do të ketë mundësinë të zgjidhë përfundimisht një pyetje të vogël që nuk është sqaruar kurrë. Demi dhe Akrepi do të preken nga efektet e eklipsit në një nivel ekonomik dhe material.
Burimi: TiranaPost/Cosmopolitan