Shpesh ju ka rastisur të shikoni dikë që nuk paguan kurrë.
E kishit menduar që shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë shumë tek paratë që shpenzoni? Në fakt kjo mund të jetë e vërtetë. Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për mënyrën se si e trajtoni paranë dhe në listën e mëposhtme mund të gjeni se ku jeni.
Dashi është më koprraci i gjithë shenjave. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lëshojnë qindarkat nga dora, madje i ruajnë si sytë e ballit. Janë aq dorështrënguar sa e kufizojnë veten në çdo gjë si ushqimi për shembull.
Demi dhe kursimi janë e njëjta gjë, një lidhje që nuk mund ta prishë njeri. Pas Dashit, Demi është shenja e dytë më koprrace. E ruan lekun aq shumë sa ndonjëherë harron edhe ku i ka fshehur. Nuk blen kurrë gjëra të panevojshme, nuk bëjnë bamirësi dhe nuk lë bakshishe gjëkundi.
Binjakët njihen botërisht për pavendosmërinë e tyre, por kur bëhet fjalë për paratë i kanë idetë e qarta: të shpenzojnë sa më shumë. Nuk janë aspak kurrnacë, përkundrazi konsiderohen si shenja më bujare në gjithë horoskopin. U pëlqen shumë të udhëtojnë, të bëjnë shopping, si dhe të ftojnë miqtë në dreka e darka.
Gaforrja i shtrin këmbët aq sa ka jorganin dhe kuletën. Në ndryshim nga Binjakët që e derdhin lekun lumë, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të matur dhe nuk bëjnë kurrë shpenzime të kota. Nuk tundohen aspak nga uljet e fundit, ofertat para festave apo restoranti i ri i hapur në qytet. Prandaj nëse doni t’i kërkoni borxh, dijeni se gaforret e kanë ndonjë lekë të vënë mënjanë.
Luani: Mos guxoni kurrë t’i dhuroni një arkë kursimi një Luani, jo vetëm që nuk do ta përdorë, por do të mendojë se po talleni me të. E do shumë paranë, sikundër pushtetin dhe nevojën për t’u afirmuar i pari/e para. I pëlqen të dëfrehet, t’u ofrojë për të pirë të gjithëve dhe në fund të përfundojë me 50 leke në xhep.
Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.
Peshorja është një tjetër shenjë që ka një marrëdhënie të çuditshme me paratë. Nuk di të kursejë, por nuk ngelet kurrë pa diçka në xhep. Ajo që e dallon nga shenjat e tjera? Shumë e thjeshtë: i plotëson çdo tekë e dëshirë vetes dhe jo të tjerëve. Po që nuk e kanë keq Peshoret.
Akrepi mund të duket kurrnac në pamje të parë por siç e dini pamja e parë gjithmonë gënjen. Nuk është aspak dorështrënguar por një ekonomist i lindur që di të bëjë blerje të zgjuara. Sa zili!
Për Shigjetarin është shumë e rëndëishme të mos bjerë kurrë në monotoni, por të shijojë çdo moment sikur të ishte i fundit. Del shpesh me miqtë dhe si rrjedhojë harxhon shumë para. Se harruam t’ju thonim, i pëlqen të bëjë dhurata.
Bricjapit pëlqejnë gjërat e luksit dhe fjala e fundit e teknologjisë dhe modës, por para se të blenë diçka e analizojnë në çdo detaj.
Ujori duket sikur jeton mes reve dhe fantazive, por shndërrohet në një person tjetër sa herë që flitet për paratë. Nuk harxhon për veshje, këpucë apo restorante, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për gjëra shpirtërore.
Peshqit. Shenja përmbyllëse e horoskopit është shumë zemërgjerë me të tjerët. Duket sikur paratë i rëndojnë në xhep dhe do t’i prishë me pahir. Kujdes, duhet menduar edhe për ditët e vështira.