Jemi zyrtarisht në prapavijën më të famshme të pranverës! Mërkuri do të qëndrojë në retrogradë deri në 22 qershor dhe deri atëherë, duhen goxha përpjekje për të “mbijetuar”.
E keni lexuar qindra herë që Mërkuri është planeti përgjegjës për komunikimin, kohën, mendimet, e shumë gjëra të tjera, prandaj kur ai është në prapavijë jeta në Tokë nderlikohet për ne. Mund të përfshihemi në konfliktin më të parëndësishëm ndonjëherë dhe ta gjejmë veten më konfuzë se kurrë. Më keq akoma, mund t’i prishim punë vetes duke bërë deklarata të pamenduara që me një Mërkur në rrugë të drejtë, s’do t’i bënim kurrë!
Sidoqoftë ka ende diçka që mund të bëni për ta përballuar me lehtësi këtë prapavijë.
1. Jini të qartë në komunikim.
Kjo prapavijë është në shenjën e Binjakëve- mbretërve të komunikimit, prandaj gjasat që të keqkuptoheni janë të mëdha. Mendohuni para se të flisni dhe ndërhyni vetëm aty ku e shihni të nevojshme.
2. Mos shpërndani asnjë informacion pa patur burim të saktë
Asgjë prej gjëje nëse nuk jeni të sigurtë që është 100% e vërtet.
3. Qëndro larg thashethemeve
Sa më larg spekulimeve, fjalëve të kota dhe gjërave që në fund të ditës s’të japin asgjë.
4. Mos bëj 100 gjëra në të njëjtën kohë.
Ka mundësi të mos përfundosh asnjërën siç duhet!
5. Merru pak më shumë me axhendën.
Bëj skedulime të qarta, por lër hapësirë për vonesat e papritura që mund të ndodhin.
6. Ji i duruar!
Prapavija sjell vonesa, kështu që durim. Përdore këtë kohë për të reflektuar.
7. Mos dërgo asnjë mesazh pa e rilexuar!
Ndoshta 1 minutë më vonë do të tmerrohesh nga çfarë ke shkruar.