Si reagon çdo shenjë zodiakale para një dështimi ose diçkaje të pasuksesshme? Disa i druhen, disa e përballojnë me kurajë. Ti si e përballon? Vazhdo të lexosh më poshtë…
Dashi-Pas paraqitjes tënde të fortë e të pavarur, mund të fshihet pasiguri. Kjo për shkak të presionit intensiv të cilit Dashi i nënshtrohet për të pasur sukses. Personat e shenjës së Dashit përpiqen t’i tejkalojnë pengesat me forcë. Zakonisht i zgidhin konfliktet duke u përballur.
Demi-Kreativiteti dhe reflektimi janë mënyra e vetme e Demit për të përballuar një dështim.
Binjakët-Binjakët nervozohen shumë kur dështojnë. Të përballesh me një dështim për ta do thotë bezdi dhe sfidë në të njëjtën kohë për shkak të personalitetit të tyre të dyfishtë.
Gaforrja-Gaforrja ka nevojë per dashuri, vetëm kështu arrin ta përballojë një dështim. Ka nevojë për mbështetjen e njerëzve që e duan.
Luani-Nuk duam ta ekzagjerojmë por personat e kësaj shenje zodiaklae dinë si të sillen para një dështimi. Përpiqen të harrojnë dhe ecin para për të arritur suksesin që dëshirojnë.
Virgjëresha-Personat e lindur nën shenjën e Virgjëreshës përpiqen të reflektojnë për gabimet e bëra dhe për të kuptuar se ku kanë gabuar. Më pas përpiqen me të gjitha mënyrat ta evitojnë përjetimin e kësaj përvoje. Zakonisht i zgjidhin dështimet duke mësuar t’i besojnë më shumë vetes.
Peshorja-Personat e lindur në shenjën e peshores tentojnë ta fshehin se si ndihen kur dështojnë. Nuk duan të bëjnë askënd të ndihet keq dhe përpiqen vetë të zgjidhin dhe përballojnë gjithçka.
Akrepi-Personat e lindur nën shenjën e Akrepit kërkojnë vazhdimisht sfida të reja. Nëse dështojnë e kuptojnë ku kanë gabuar dhe vazhdojnë përpara.
Shigjetari-Problemi më i madh për personat e Shigjetarit është se nuk dinë të dëgojnë ose kuptojnë ku kanë gabuar. E kalojnë një dështim falë këndvështrimit të tyre optimist.
Bricjapi-Bricjapi është shenja më e vendosur e zodiakut, jeta e tij rrotullohet rreth suksesit. Për këtë arsye, nëse dështon, analizon me orë e orë situatat për të kuptua ku ka gabuar. Për të një dështim është një zhgënjim.
Ujori-Personat e lindur në shenjën e Ujorit janë rebelë. Kokëfortësia e tyre ndonjëherë, është shkak për dështimet e tyre sepse duan t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre, edhe pse të tjerët mund t’u thonë se janë në rrugë të gabuar. Një ujor e përballon dështimin vetëm kur njeh gabimet e tij.
Peshqit-Peshqit janë shumë misteriozë, një dështim i ndikon thellësisht. Kanë nevojë për kohë që të marrin veten.