Kush mund ta mbajë të qeshurën përballë deklaratave bombastike të Nard Ndokës.
Ish-deputeti Nard Ndoka njihet shpesh me përgjigjet e tij, në daljet televizive, kur pyetet nga gazetarët për tema të aktualitetit.
Ndoka nuk ka zhgënjyer aspak edhe me përgjigjen e fundit.
Ai ka dhënë një përgjigje në studion e Report Tv, ku ka qenë i ftuar pasditen e sotme, duke shkaktuar të qeshura nga të gjithë, përfshirë operatorët, kameranamët dhe jo vetëm të gazetarit që ishte i pranishëm përballë tij dhe që i bëri pyetjen.
“Çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet?”, e pyeti gazetari Besard Jacaj kreun e demokristianëve.
Përgjigja e tij ishte e shkurtër: Do të rrijë në opozitë!
Kaq tha Ndoka, duke bërë që të qeshnin të gjithë, madje ai qeshi edhe vetë me atë që tha.