Data 3 prill zbulon një numër të rëndësishëm “engjëlli” sipas spiritualistëve. Nëse e shkruani datën në formën 4/3/21, merrni numrin 4321. Në thelb, ky dhe të tjerë “numra engjëlli” quhen të tillë sepse mendohet të jenë mesazhe hyjnore dhe të gëzueshme.
Sipas numerologut Josh Siegel, filozofi i njohur grek, Pitagora, mësoi se i gjithë krijimi erdhi në ekzistencë përmes katër numrave të parë: 1,2,3,4. Secili më vete, 1 – simbolizon unitetin, bashkimin; 2 – simbolizon dualitetin; 3 – harmoninë dhe numri 4 simbolizon manifestimin. Këto katër numra, sido që të renditen, krijojnë një kombinim absolutisht të fuqishëm, por të numëruara mbrapsht (4,3,2,1) mund të mendohen si momenti i nisjes së diçkaje.
Për më tepër, nëse këta katër numra mblidhen, ato barazohen me 10, një numër i përsosur dhe i një rendi të lartë.
Siegel thotë se këtë datë mund ta përdorni për “të komunikuar me veten tuaj në një nivel tjetër.”
“Një mënyrë e shkëlqyer për ta përdorur ndikimin e këtij numri është të postoni diçka autentike në rrjete sociale ose të flisni për një kauzë me rëndësi për ju. Nëse keni lënë diçka përgjysmë, vazhdojeni. Nëse prej kohësh dëshironi t’i thoni diçka dikujt, por s’keni gjetur guximin, bëjeni tani. Mos kini frikë të ndryshoni mendim për diçka apo të rivlerësoni situata të caktuara. Lëreni intuitën t’ju drejtojë”, shprehet Siegel.