Disa shenja kërkojnë emocione të reja ose duan të shohin dhe të përjetojnë atë që nuk e kanë.
Disa shenja të tjera janë thjesht të pakënaqura me atë që ato e perceptojnë si një situatë aktuale negative dhe ndihen të vetmuar dhe të lënë pas dore. Shumë “tradhëtarë’ të mundshëm kanë probleme me vetëbesimin dhe kërkojnë një person që i bën atë të ndihen tërheqës. Dhe ja ku po jua them: janë disa që thjesht mund të quhen tradhëtarë të përhershëm me brirë.
Dashi- përshtatet më tepër me kategorinë e emocioneve të forta. Dashët janë shumë egoistë dhe kanë nevojë për vëmendje, por gjithashtu kanë edhe vet-vlerësim të madh për veten. Shumë flirtime ndodhin vetëm për arsye emocionale ose për të parë se sa të pranueshëm janë për të tjerët. Edhe pse janë shenjë zjarri, shumë Dash ia mbathin nga tërheqjet emocionale të ndaluara. Megjithatë, ata mund ta marrin në konsideratë tradhëtinë, nëse mendojnë se partneri I tyrë është duke I tradhëtuar.
Demi është i njohur për besnikërinë e tij, por ashtu si Dashi, ai mund të tradhëtojë në qoftë se partneri është treguar i pabesë ose dyshohet se ka kryer një tradhëti. Një situatë negative për Demin është kur ata marrin pak dashuri, shumë pak prekje dhe jo mjaftueshëm vëmendje. Kjo shenjë e dashur dhe e ndjeshme, tradhëton për të plotësuar ndjenjën e vetmisë dhe neglizhencës.
Për Binjakët, epshi nuk është motivi për të tradhëtuar, pasi tërheqja intelektuale dhe bisedat intime janë më joshese se sa marrëdhëniet seksuale. Për këtë shenjë që nuk lodhet kurrë, edhe emocionet e forta dhe dëshira për t’i provuar ato vazhdimisht, janë arsye që mund ta çojnë këtë shenjë drejt tradhëtisë. Gjithashtu, kur Binjakët ndihen të lënë pas dore dhe të vetmuar, ata dalin në kërkim për njërëz me interesa të njëjta për të kaluar kohën.
Gaforrja është një tjetër shenjë besnike, e prirur për udhëtime personale faji, kështu motivimi për të tradhëtuar nuk është i lartë. Nëse janë në një marrëdhënie, shpesh përfshihen në romanca dashurore, ku kanë rolin e të nënshtruarit. Fëmijët e Hënës kanë probleme me vetëvlerësimin dhe janë tepër të ndikueshëm në qoftë se kanë nevojë “të mbushin “ boshllëqet, sa herë që ndihen bosh.
Luani I guximshëm e adhuron emocionin e fortë. Luanët gjithashtu I përkasin kategorisë së vetëvlerësimit për shkak të nevojës për të qenë në qendër të vëmendjes. Një pakicë janë tradhëtarë të lindur. Meqënëse ata mendojnë se janë dashnorët më të mirë në botë, duan edhe ta provojnë këtë. Luani është veçanërisht I prirur për të pasur një krizë të moshës së mesme, duke u tërhequr pas individëve simpatik të paktën 20 vjet më të rinj se Luanët, sepse ata duan të ndihen të rinj.
Virgjëresha është një tjetër tradhëtar potencial emocional. Në këtë këndvështrim, tradhëtia nuk është diçka fizik, por një çështje mendore. Dihet që shenja e Virgjëreshës është e prirur që t’i mbajë ndjenjat e fajit më gjatë se shenjat e tjera. Arsyeja që mund ta shtyjë këtë shenjë drejt tradhëtisë, mund të jetë fakti që ata kanë provuar gjithçka për të rregulluar marrëdhënien e tyre dhe nga frustrimi kërkojnë të çlirohen në një tradhëti.
Peshorja pëlqen shumë që të kënaqë të tjerët. Personat e kësaj shenje kanë parime të forta, instinkte të shëndosha dhe i marrin angazhimet seriozisht, kështu që ata nuk janë në krye të listës së tradhëtarëve të mundshëm. Megjithatë, kjo është një shenjë që e ka të vështirë të thotë JO dhe është një flirtues potencialisht i rrezikshëm. Peshoret kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje. Ata fantazojnë dhe ëndërrojnë për të gjetur dashurinë e përjetshme, kështu që nuk do ta marrin lehtë tradhëtinë e çastit.
Akrepat misteriozë dhe pasionantë, marrin një goditje të rëndë, kur vjen puna për besnikërinë e tyre. Ata janë tmerrësisht seksualisht joshës dhe do të akuzohen për mungesë besnikërie, pavarësisht nëse tradhëtojnë apo jo. Akrepat i përkasin kategorisë së nevojës për emocione të forta dhe kënaqësisë për aktivitetet e ndaluara. Ata kanë nevoja të mëdha fizike, të cilat nuk mund t’i mbajnë gjithmonë nën kontroll. Kjo është një shenjë tjetër që i përgjigjet tradhëtisë së partnerit me tradhëti, në shenjë hakmarrje.
Shigjetari është një tjetër shenjë zodiaku që ka nevojë për t’u ndjerë i emocionuar. Ata gjithmonë janë duke pyetur veten nëse diku në horizont është një dashuri tjetër, apo një aventurë pasionante që të merr frymën. Ata mund të futen në telashe nëse një shikim romantik apo një flirtim i pafajshëm kalon cakun dhe i çon drejt diçkaje më shumë. Ata i zë paniku kur pasioni merr një formë më të rëndë, prandaj kjo është një nga arsyet pse ata do të përpiqen për të bërë gjënë e duhur në një marrëdhënie serioze.
Për Bricjapin mungesa e respektit dhe e dashurisë ndikon drejtëpërdrejtë në vetëvlerësimin e tij. Disa prejtyre e konsiderojnë zbulimin e seksit si diçka“ të keqe”, por njëkohësisht edhe emocionuese. Shumica e Bricjapeve, megjithatë, shumë shpejt zbulojnë se shqetësimi i tyre i vazhdueshëm, bën që aventuara të përfundojnë pa nisur akoma. Kjo është një tjetër shenjë që e përjeton shumë ndjenjën e fajit dhe është shumë e aftë për të kontrolluar pasionin”e ndaluar” të tyre.
Ujorët kanë nevojë të marrin shumë vëmendje dhe të ndihen të nevojshëm. Në më të shumtën e rasteve, Ujorët janë ata që tradhëtohen, për shkak se partnerët e tyre kanë nevojë për romancë. Ashtu si Binjakët, ata të përfshihen në tradhëti intelektuale apo situata tradhëtie emocionale, në vend të tradhëtive seksuale me bazë fizike.
Motivimi i Peshqve është vetëvlerësimi. Ashtu si Luanët, ata do të mund të joshen në një situate krize të moshës së mesme. Kur ata e kuptojnë se jeta është e shkurtër, ata nuk duan të rriten më dhe mund të pyesin veten, “Ku është magjia ë!” Dhe ashtu si Akrepat, Peshqit tërhiqen nga misteret dhe nga gjërat e ndaluara. Duke qenë përgjithmonë romantikë, ata mund të ndiejnë një si hallakatje të nxehtë për dikë që sapo e kanë njohur, duke menduar se është fati i tyre i ri.