Ç’ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Do të ndalemi pak tek pamja e tyre. Si ta kuptosh që ai/ajo që ke përballë i përket kësaj shenje?!

Fytyra: Sytë nuk janë të mëdhenj, por janë të ndritshëm dhe mund të jenë blu, gri, të kaltër ose në ngjyrë kafe. Shprehja e fytyrës është plot drite dhe jetë, por gati për të ndryshuar nga momenti në moment. Ata janë nervozë dhe kjo duket sidomos në sytë e tyre të mprehtë.  Buzët janë të plota dhe goja është ekspresive. Lëkura ka ngjyrë të zbehtë, por mund te nxihet nga dielli lehtësisht.

Trupi: Shtati i tyre është mesatar, por mund të gjesh edhe persona të shkurtër. Supet janë zakonisht jo shumë të gjera. Trupi i njerëzve të shenjës së Binjakëve bën  lëvizje të shpejta dhe është i stërvitur. Energjia e tyre është dinamike dhe e gjallë.

Specifikisht:

Burri Binjakëve: Ai është i gjatë dhe i hollë, me krahë dhe këmbë të gjata.

Gruaja e Binjakëve: Gruaja e kësaj shenje është fizikisht e hollë. Ka një fytyrë ekspresive, me lëkurë me pak pigment, më buzë të bukura dhe mishtore.

Author: admin