PD denoncon skandalin me rindërtimin në Tiranë: Erjon Veliaj në shkelje të ligjit, me paratë e rindërtimit po shpërblen militantët e partisë në pushtet duke u ndërtuar banesa të reja, ndonëse kanë një ose më shumë banesa të tjera
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA
Procesi i rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv, duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.
Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë.
Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme.
Pak javë më parë, vetë Erion Veliaj ishte këtu për të inauguruar nisjen e rindërtimit. E ka bërë këtë, edhe pse e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person I dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi.
Sa banesa ka bashkëpunëtori i Erion Veliajt?
Si pakkush në Shqipëri, ai ka edhe 4 prona të tjera, ndër të cilat 2 shtëpi banimi.
Dokumentat provojnë se Erion Veliaj po rindërton një godinë njëkatëshe për dikë që ka edhe një një shtëpi 3 katëshe, po këtu pranë, një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë dhe dy prona të tjera në truall.
Rindërtimi është dështimi i rradhës i qeverisjes socialiste. Edhe ato pak ndërtime që reklamojnë nuk janë për të ndihmuar qytetarët por për të bërë qokat e tyre ne shkelje të ligjit. Qytetarët po i gjen viti i ri në shtëpi të pabanueshme, në kushte të vështira, në rrezik për jetën.
Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim.
Qytetarët mund t’i bëjnë vetë llogaritë. Kjo qeveri dhe ky kryebashkiak i trajtojnë disa si të nënës, disa si të njerkës. Për këta nuk ka rëndësi, nëse vendimi që marrin është i drejtë. Për këta ka rëndësi vetëm shfrytëzimi i taksave të shqiptarëve ose për të vjedhur, ose për llogari elektorale.
Shkelja e Erion Veliajt, në këtë rast, është flagrante. Ai është në shpërdorim të detyrës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pse lë jashtë në çadër njerëz pa mbështetje politike dhe pse i ndërton shtëpinë e tretë bashkëpunëtorit të tij partiak.
Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim. Pas një konsumimi kaq të madh, ata nuk mund të ndryshojnë dot më asgjë.
Qytetarët janë ngopur me gënjeshtrat, mashtrimet dhe propagandën e tyre. Qytetarët duan ndryshimin, duan të trajtohen të gjithë njësoj para ligjit. Këtë ndryshim do ta bëjë të mundur vetëm Partia Demokratike.