Mirë se vini në tetor, Dash. Është pothuajse koha për pushim. Kanë qenë disa javë rraskapitëse dhe nëse trupi juaj ju thotë të pushoni, dëgjojeni.
Gjatë javës së dyte të tetorit, do riorganizoni hapësirën tuaj të jetesës. Mërkuri retrogradë përfundon më 12 tetor dhe do të keni më shumë energji, do të jeni gati të organizoni gjërat, raftet ose të bëni ndonjë përmirësim tjetër në shtëpi. Nga 10 tetori me ndikimin e Plutoni, sisa Dash mund të largohen nga një marrëdhënie bashkëjetuese rreth kësaj kohe ose të transferohen me familjen ose një partner. Ka një hënë të plotë të dielën, më 9 tetor.
Hëna e plotë shënon kulmin, kështu që kjo hënë shënon një cikël ndryshimesh që i vjen fundi. Mbani mend, edhe pse janë të bukura, hënat e plota mund t’ju lënë të ndiheni të mbingarkuar, ndaj shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’u çlodhur. Gjysma e parë e tetorit ju sheh të fokusuar në shtëpinë tuaj. Megjithatë, nga 23 tetori do jeni në humor për t’u shoqëruar, do jeni të frymëzuar nga Halloween për të luajtur me pamje të guximshme grimi ose për të provuar një stil tjetër flokësh. 23 tetori është kohë e përsosur astrologjikisht për një ndryshim, edhe nëse po planifikoni të bëni ndonjë tatuazh.
Javët e ardhshme do të sjellin transformim emocional dhe shpirtëror. Ndërsa kjo është thelbësore për rritjen tuaj, kjo gjithashtu do të thotë që ndonjëherë mund të ndiheni të shqetësuar. Qetësohuni gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor më 25 tetor. Rehatohuni në shtëpi gjatë kësaj periudhe. Tetori përfundon me planetin tuaj në pushtet, Marsin luftëtar, që shkon retrogradë më 30 tetor.
Mënyra e vetme për ta kaluar lehtësisht është të praktikoni durimin, gjë që është e vështirë për Dashin. Jo vetëm që jeni një shenjë e zjarrtë, por si shenja e parë e zodiakut, ju pëlqen të merrni atë që dëshironi menjëherë. Eksperimentoni me aktivitete të kujdesit për veten, nga meditimi deri te bërja e një hobi./revistawho.com