Decaro për festat: Vigjilencë me bare, restorante të mbyllura në 22:00 dhe dyqane në 13:00

Urdhëresa bashkiake, me kufizime të planifikuara për ditët e festave deri më 31 Janar, është gati të publikohet në Bari Itali. Përmbajtja e saj u zbulua nga kryetari i bashkisë së Bari Antonio Decaro, në lidhje me vigjiljen e festave. Ai ka shpjeguar në detaje se si do të funksionoj lëvizja për të gjithë territorin bashkiak, veçanërisht gjatë ditëve të festave. Aktivitetet hotelierike (përfshirë baret, pubet, restorantet, akulloret, pastiçeritë), nuk mund të ushtrojnë aktivitet pas orës 22:00. Përfshi ditët e festave në 25 Dhjetor dhe 31 Dhjetor 2020, aktivitetet nuk mund të qëndrojnë hapur, kjo për shkak të shtimimit të lëvizjes së qytetarëve. Decaro njoftoi mbylljen e pikave të shitjes me pakicë  në orën 13.00 , me përjashtim të farmacive, qendrave shëndetësore, pikave të shitjes së produkteve ushqimore, produkteve bujqësore, dyqaneve të cigareve dhe gazetave.

 

“Me këtë dispozitë ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për shkaktimin e një goditje të rëndë në traditat tona dhe atmosferën festive – shpjegon Kryetari i Bashkisë Decaro – por fatkeqësisht ne nuk mund të jemi bashkëpunëtorë në një situatë që rrezikon të jetë një rrezik serioz për shëndetin e të gjithë komunitetit. Ne nuk e bëjmë të lehtë situatën, por nuk mund të rrezikojmë që brenda një muaji, të shohim një përkeqësim drastik të situatës epidemiologjike. Shpresoj që ky gjest i bashkëpunimit do të shoqërohet nga një ndjenjë po aq e përgjegjësisë nga ana e qytetarëve që nuk do të dështojnë të mbështesin bizneset tregtare, por duke zgjedhur të miratojnë sjellje korrekte “. Urdhëresa parashikon gjithashtu kufizimet e për periudhën e festave për të gjitha lëvizjet në rrugët dhe sheshet.//Telebari

Author: admin