Pa aktivitete të mëdha festive për shkak të situatave të COVID-19, shkollat nëntë vjeçare në Durrës, si kudo në të gjithë mbyllin proçesin mësimor për vitin 2020 për të rinisur sërisht në 11 janar. Por, shkolla nëntë vjeçare “Neim Babameto”, ka vendosur që në një aktivitet mjaft të reduktuar dhe organizuar brenda rregullave dhe protokolleve anticovid, të urojë nxënësit, stafin e mësuesve, por dhe prindërit që po i qëndrojnë afër fëmijëve në një proçes mësimor mjaft të vështirë. Me rastin e festave të fundivitit në këtë shkollë është zhvilluar një aktivitet me ekspozitë nga punime të kryera nga vetë nxënësit si dhe janë shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe. Në bashkëpunim me “Word Vision” kjo shkollë ka vendosur që të gëzojë pikërisht ata që kanë nevojë për më shumë dashuri dhe vëmendje.
Drejtori i shkollës, Xhevdet Hoxholli, u shpreh se do të donte që dhurata të kishte për të gjithë fëmijët, por sot ato shkuan për ata fëmijë që ishin pregatitur më mirë gjatë këtij viti.
Hoxholli uroi gjithë nxënësit, stafin dhe prindërit për festa të gëzuara.
Pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.