Porti i Durrësit dhe më i madhi në vend, duket se ka pasur sot një ditë të mbarë pune. Me gjithë situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të situatës së COVID-19, puna në Portin e Durrësit ka vijuar me ritme të mira. Gjatë 24 orëve të fundit, pranë këtij porti janë përpunuar 6 anije tregtare dhe në pritje janë 3 anije të tjera.
Lajmin e ka shpërndarë vetë Autoriteti Portual në Durrës, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “FaceBook”
Postimi i plotë:
Përpunohen 6 anije tregtare, 3 anije në pritje
Në katër Terminalet e Portit më të madh të vendit vijon pandërprerë përpunimi i mallrave nga anijet tregtare
Që nga fillimi i kësaj jave janë përpunuar 9387 tonë mallra nga 6 anije te akostuara pranë moleve të portit detar. Mallrat e përpunuara janë të llojeve të ndryshme si: skrap, bersi soje, hekur, vaj ushqimor,etj.
Në Terminalin e Konteinerëve janë përpunuar 587 copë konteinerë.
Në pritje janë 3 anije tregtare me rreth 8380 tonë mallra.