Sipas astrologes, shenja më me fat do të jetë Ujori dhe do të ketë një muaj shumë të mbarë.
Dashi:
Prioriteti i Dashit këtë muaj duhet të ngelet te pjesa e mënyrës se si do të komunikojnë, se si do të veprojnë me njerëzit që kanë përballë. Sa më të kujdesshëm, aq më të suksesshëm. Pra kujdesi i tyre duhet në mënyrën se si do të komunikojnë, se si do t’i vendosin fjalën në gojën e tyre me njerzit që i lidh puna, me njërëzit që bashkëpunojnë apo me njerëzit që janë hallka të rëndësishme në zhvillimet e tyre profesionale. Iniciativat nisin pavarësisht se formën e qartë do ta marrin pas datën 20.
Demi:
Kujdesi i demave duhet të fokusohet vetëm në raportet personale, vetëm në raporte në shtëpi. Nuk ka vend për debate, përplasje. Padashje për grricje të vogla mund të dali situata nga kontrolli. Është shumë e mirë për çështje të punës, të rutinës. Nuk kanë të paprituara, urani do të jetë pasiv këtë muaj në lëvizje në të kundërt. Gjë që nuk do t’i devijojë nga programi profesional.
Binjakët:
Fokusi i tyre duhet të fokusohet te këmbngulja. Janë shumë afër objektivave të tyre dhe qëllimeve, në datën 18 do të bashkëpunojnë me njerëz që do t’i përshpejtojnë hapat e tyre të suksesit, por njëkohësisht mos të harrojnë që ky bosht hënor do t’i bëjë të guximshmit të vlerësohen maksimalisht për çështje ligjore.
Luani:
Është shumë e rëndësishme të lënë menjëanë grindjet dhe të fokusohen te çfarë kanë për të mbyllur, që nga tatimet, shteti, banka, që nga çështjet juridike që kanë. Pra çështje që duan për mbyllje, do të ishte mirë t’i vendosnin prioritet dhe t’i mbyllin. Pavarësisht se Mërkuri është në të kundërt do të bënte që në datën 18 të kenë mundësinë të nisin bashkëpunimet që kanë ngelur pezull.
Virgjëresha
Për të pasur një muaj të suksesshëm duhet të kapen fort mbas besimit në vetvete dhe optimizmit, në mënyrë që të mos kenë ulje dhe ngritje. Përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, pavarësisht se me hapa të vegjël nga ekonomia, nëse do ja dalin apo jo. I kanë të gjitha mundësitë t’i përballojnë dilemat që kanë në lidhje me ekonominë. Shumë pak kujdes nga data 16 deri 20 në raportet familjare, sidomos me fëmijët.
Peshorja:
Ka çështje ligjore që do të kërcasin, ka diskutimeve rreth gjyqeve që janë të zhurmshme, çështjet e politikës, pasi një pjesë e mirë e Peshoreve merren me këtë pjesë, janë në pozicione të tilla që dashje padashje u duhet të jenë diplomatë. Megjithatë kujdesi i tyre duhet të fokusohet te pjesa e ruajtjes së qetësisë.
Akrepi:
Përmirësim i ndjeshëm në lidhje me lekun. Nëse do të duan të menaxhojnë mirë dhe të kenë zhvillime dhe në bisedime për plane do të duhet të kontrollojnë mënyrën se si komunikojnë. Dobësitë e tyre nuk do t’i marr vesh njëri dhe nuk do t’i kuptojnë bashkëbiseduesit e tyre. Është shumë e rëndësishme të shfrytëzojnë këtë muaj, sepse muajin tjetër vështirë se do t’i qendrojnë besnikë axhendës së tyre.
Shigjetari:
Beqarët do të kenë kontakte shumë të bukura pas datës 20. Kthimi i Saturnit do të lehtësojë shumë edhe çështje që i përkasin ekonomisë. Shumë pak kujdes në këmbimet ekonomike rreth muajit tetor.
Bricjapët:
Ata që kanë për të firmosur kontrata do të duhet të jenë të kujdesshëm në shkronjat e vogla. Kjo pjesë duhet të marrë fokusin e tyre, por edhe njëkohësisht edhe në mënyrën se si pozicionohen me vartësitë dhe eprorët e tyre, është shumë e rëndësishme tonacioni, kontrolli. Kujdes kujt ti bërtasin se mund ti surprizojë.
Ujori:
Do të ketë zhvillime konkrete, por një pjesë i ka nisur dhe duket se do të nisin me këmbën e mbarë në datën 26. Ka fillime të mbara, unë i kam shkruar me tre yje te shënimet e mia, hyjnë te shenjat shumë pozitive për sa i përket ekonomisë. Lum si ata që kanë lindur te 10 diteshi i dytë i muajit dhe do të kenë zhvillime që nuk i kanë pasur në planin e tyre.
Peshqit:
Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është tolerant në çfarëdo lloj vonese. Ky mërkur duket se ndikon te axhenda e Peshqve. Më datën 16 nis një periudhë shumë e mirë me hënën e re te Peshorjaa emocionale për ata që janë në kërkim të gjërave. Të mësojnë dhe të mos përsërisin veten në anë profesionale, të mësojnë se si u ka dal rezultati në mënyrë që të jetë korrigjues sepse është shumë i rëndësishëm. Është dashuria në fund të muajit që do t’i jap rëndësi në fund të muajit