Dashi
Përshtateni shumë ndaj nevojave të njerëzve. Shfrytëzojeni këtë gjë për të bërë diçka të veçantë për një njeriun tuaj të dashur. Nuk ka rëndësi nëse do t`i bëni ndonjë dhuratë, apo thjesht do ta ftoni për një shëtitje relaksuese. Çfarëdo që të bëni do ta kënaqni.
Nëse kohët e fundit keni fituar ndonjë pasuri sado qoftë në lotari, atëherë ndajeni me dikë që ju ka mbështetur në kohët e mira dhe të këqija. Do të ishte një shpërblim i bukur për ta.
Demi
Prezenca juaj në një festë do të ketë gjasa t`ju sjellë një romancë. Bashkimi i zemrave me dikë që ndan të njëjtat vlera e interesa me ju do mund të ndodhë. Nëse jeni në një marrëdhënie, atëherë vishuni bukur për një takim me partnerin. Ai do të lumturohet nga rëndësia që do t`i jepni takimit tuaj.
Binjakët
Karriera juaj është burim i një kënaqësie të jashtëzakonshme. Ndihet edhe më shumë kur ushtroni kreativitetin tuaj. Vëmendja ndaj nevojave të të tjerëve do bënte që të ofronit shërbime më të mira. Jeni shumë më i mirë në rolin e novatorit sesa në atë të ndjekësit. Nëse nuk jeni në punë, atëherë do t`ju ofrohet një mundësi mbresëlënëse në një organizatë artistike, kulturore, bamirëse ose humanitare.
Gaforja
Do t`ju vijë një mundësi e mirë për të udhëtuar, studiuar ose shkruar. Shfrytëzojeni këtë shans menjëherë. Zvarritja do të ishte e tmerrshme. Nëse udhëtoni larg, atëherë miqtë dhe fqinjët tuaj do të kujdeseshin për gjërat e tjera. Kështu që juve mund të përqëndroheni në këtë aventurë të madhe.
Luani
Një takim intim do t`ju japë një shkëlqim tërheqës. Partneri do të jetë ai që do ta vërë re më së shumti shkëlqimin tuaj. Shkoni në një vend krejt privat, të fshehtë. Nëse jeni beqar atëherë do të takoni dikë. Do të nisë kështu një romancë dhe angazhim i ri. Mund të planifikoni edhe të kaloni jetën së bashku.
Virgjëresha
Do të keni një fejesë ose martesë në rrethin tuaj të afërt, ndaj jepini vetes mundësinë të festoni. Puna dhe angazhimet e tjera mund të presin. Kjo është koha për të festuar. Nëse jeni në një marrëdhënie serioze, atëherë partneri do t`ju japë lajme emocionuese. Ai me shumë mundësi do marrë një mundësi të mirë pune dhe ndryshimet jo gjithmonë janë shkak për alarm.
Peshorja
Puna është burim i thellë i kënaqësisë. Juve ju frymëzojnë përshtypjet pozitive të pacientëve, klientëve, apo njerëzve me të cilët punoni. Po nëse jeni lodhur duke mbrojtur idetë dhe zgjedhjet tuaja, atëherë konsideroni të nisni një biznes tuajin.
Akrepi
Një takim i dashur do të ta kthejë jetën në perspektivën e duhur. Të kesh një marrëdhënie intime është shumë më e rëndësishme sesa fama dhe brohoritjet. Kur problemet në punë t`ju turbullojnë vizionin tuaj, kthejeni vëmendjen nga dashuria. Atëherë do kuptoni se gjithçka po shkon mirë. Nëse je vetëm, atëherë do takosh dikë të veçantë gjatë një shëtitjeje në bregdet. Kështu që bëjeni këtë shëtitje sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj.
Shigjetari
Shtëpia është një strehë e qetë nga jeta publike. Edhe pse jeni shumë social, ka raste kur doni të shmangeni nga turmat. Kjo është pikërisht një nga ato periudha. Merrni ushqime të mjaftueshme, rregulloni shtëpinë, ridekorojeni dhe qëndroni në të. Këtë mund ta bëni sidomos me dhomën e shtëpisë që ju ka krijuar zakonisht një ndjesi të keqe.
Bricjapi
Një mesazh, email ose letër e dashur do t`ju mbushë me lumturi. Është bukur të kuptosh se të tjerët të vlerësojnë. Megjithëse asnjëherë s`keni qenë të kënaqur me shprehjet publike të dashurisë, pëlqeni që privatisht t`jua thonë. Nëse jeni beqar do të takoni dikë në një festë. Karizma juaj do të tërheqë admirues nga çdo kënd. Kimia mes jush dhe një të huaji misterioz do të jetë e fuqishme. Dorëzojuni kësaj fuqie.
Ujori
Më shumë para po vijnë për ju. Ju s`jeni materialist, por jeni të dhënë pas pajisjeve elektronike. Merreni këtë mundësi për të përmirësuar telefonin tuaj, kompjuterin ose makinën. Punoni shumë për t`i fituar paratë, ndaj shijojani frytet. Nëse dikush ju akuzon për ekstravagancë, sqaroni faktet tuaja.
Peshqit
Ju jeni gati për një fillim të ri. Transformimi i jetës suaj është shumë më i thjeshtë nga sa ju mendoni. Duhet vetëm t`i thoni ?Jo?, njerëzve dhe çështjeve që nuk ju ngjallin interes. Në vend që të lodheni shumë për t`u përpjekur që t`i pëlqeni të tjerëve, shikoni të kënaqni veten. Nëse kjo do të thotë të shkëputesh nga një lidhje, ose nga një punë toksike, ashtu qoftë. Bëjeni.
Disa njerëz do të të kritikojnë për sjelljen tuaj të guximshme. Po ju vazhdoni t`ju bindeni instikteve tuaja. Gjithmonë do të të shërbejnë për mirë.