Do ti hapen portat e fatit ne cdo gje/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit me FAT te muajit Shkurt

Astrologjia parashikon momente të bukura dhe lumturi gjatë muajit shkurt, nëse i përkisni ndonjërës nga këto shenja të zodiakut.

Luani

Kjo do të jetë një periudhë e shkëlqyer për të gjithë Luanët që janë të martuar ose në një lidhje. Ndiheni mirë, gjë që do të kontribuojë në një atmosferë më të mirë në shtëpi. Ndonjëherë i vendosni qëllime të mëdha vetes dhe partnerit tuaj, por në shkurt, asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.

Kjo është një kohë ideale nëse doni të bëni gjëra së bashku. Këtë muaj, është më lehtë për ju të pranoni një kompromis, në mënyrë që të mos ketë mosmarrëveshje.

Luanët do të kenë mundësinë të dalin më shumë dhe të kalojnë më shumë kohë me familjen dhe miqtë, dhe kjo do t’ju përshtatet. Do të jeni të kënaqur dhe të relaksuar.

Luanët e lirë do shijojnë flirtin dhe njohjen, por ata ende nuk janë të gatshëm të hyjnë në një lidhje serioze.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Eprorët do t’jua besojnë disa projekte. Qasuni me entuziazëm dhe me kreativitet dhe suksesi do të jetë i garantuar. Do t’i studioni kufijtë tuaj, do të njihni njerëz të rinj. Megjithatë, mos e teproni – mos lejoni që puna të fillojë të drejtojë edhe aspektet e tjera të jetës suaj. Shmangni grindjet me kolegët, në dukje të parëndësishme por që do të mund të shndërrohen në konflikt serioz.

Shëndeti: Nga 15 shkurti çdo gjë do të shkojë mirë. Merruni me ushtrime dhe bëni gjumë të mjaftueshëm dhe nuk do të keni kurrfarë problemesh.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë apo të martuar, provoni që në marrëdhënien tuaj të aplikoni diçka të re – piknik të shkurtër, lojëra seksi, çfarëdo qoftë që do t’ju kthejë dashurinë në rrjedhën e dëshiruar. Nëse nuk do t’i kushtoni kujdes dhe kohë të mjaftueshme, partneri do të mund të interesohet për dikë tjetër. Gaforret e lira do të kenë disa njohje interesante, mirëpo çdo gjë do të mbetet në raport miqësor dhe në lidhje pa obligime.

Peshorja

Peshorja do të ketë shumë moment harmonike dhe romantike me partnerin e saj në shkurt. Grindjet dhe problemet nga e kaluara janë pas jush dhe tani mund të relaksoheni dhe të shijoni momente të bukura dhe paqësore me të dashurin tuaj.

Shumë Peshore do të kenë më shumë kohë për t’u shoqëruar me miqtë dhe familjen këtë muaj. Do të ishte mirë të gjesh pak kohë për veten tënde dhe të mendosh se çfarë mund të bësh për veten tënde, dhe nuk ke arritur ende. Ju do të donit një hobi të ri.

Peshorja e lirë do të takojë një person interesant me të cilin kanë shumë tema të përbashkëta, simpatitë mes jush lehtë mund të lindin.

Author: admin