Do tju kryqëzohen rrugët me dikë i cili rrit shanset tuaja për sukses!/ Horoskopi i Paolo Fox 3 tetor 2022





Dashi

Mund të mbështeteni plotësisht tek partneri. Është i gatshëm të sakfrikojë për ju. Nëse jeni single, mendoni të bëni pak vend në jetën tuaj për dikë tjetër. Të kesh dikë me të cilin ndan shpresat, rrit shanset tuaja për sukses. Do t?ju kryqëzohen rrugët me dikë në një ambient profesional. Mënyra më e shpejt për t?i fituar zemrën është të jesh i sjellshëm, i vëmendshëm dhe me edukatë.

Demi

Është e rëndësishme që t?i përkushtoheni dashurisë me gjithë energjinë dhe entuziazmin tuaj. Edhe pse mund të jeni djegur në të shkuarën, jo domosdoshmërisht duhet të ndodhë dhe kësaj here. Sekreti është t?i besoni një partneri inteligjent, të plotësuar dhe të përmbushur. Një karakter rebel thjesht do të thyente zemrën tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie, bëni një udhëtim me partnerin. Largimi nga shtëpia do të ndizte pasionin tuaj të përbashkët.

Binjakët

Po investoni shumë në një marrëdhënie romantike. Në të shkuarën nuk e vrisnit mendjen, por  tashmë e kuptoni rëndësinë e një dashurie që zgjat. Dikush që ka qëndrime si tuajat për jetën do t?ju sillte ekuilibër. Mos hezitoni të dlni me një person sensual. Vlerësimi i tijp ër ushqimet, pëlhurat dhe formën e gjërave do të zgjerojë horizontet tuaja. Do të jetë një aleancë dinamike.

Gaforrja

Është koha të flisni për një temë sensitive me personin që doni. Në vend që të injoroni situatën, duhet t?i kushtoni vëmendje. Mos krini frikë për të pranuar ndjenja si xhelozia dhe pendesa. Po kërkonit dashurinë? Krijon një profil intrigues për veten në rrjetet sociale. Do të merrni përgjigje entuziaste.




Luani

Dini t?i merrni më të mirën jetës. Kapni mundësinë për të shijuar një vakt gourmet, një masazh ose një shishe parfum. Kur e trajtoni veten mirë, ktheheni në një magnet dashurie dhe bëhet e pamundur t?i rezistosh energjisë suaj pozitive. Nëse jeni single do ta gjeni dashurinë ndërsa bëni shoping rrobash, bizhush dhe kozmetike. Dikush që ju admiron do t?ju kërkojë të dilni bashkë. Do të ndjeni një tërheqëje të menjëhershme ndaj tij.

Virgjëresha

Jeni gati për t?u zhytyr në një aventurë romantike. Nëse dikush ju pëlqen, bëjani të ditur këtë. Kërkojini të dilni. Mos u shqetësoni për impresionin. Do të dukeni mirë. Nëse keni një partner, është koha tu hidhni ca erëza raporteve tuaja. Provoni diçka të re së bashku.

Peshorja

Mos e lini t?ju humbasë mundësia për një takim romantik. Nuk keni pasur kurrë periudhë më të mirë se kjo për të shijuar një arratisje të ëmbël me partnerin tuaj. Lëreni të zgjedhë ai për ju sepse do t?ju pëlqejë. Është një nga ato situata kur të dashurit tuaj e dinë çfarë është më e mira për ju. Besojini.

Akrepi

Mënyra më e mirë për të riparuar një dëmtim në një marrëdhënie është të bëheni një mik i mirë i partnerit. Në vend që t?I kërkoni me presion gjërat tuaja, tregohuni simpatikë. Sapo të shohë sinqeritetin tuaj, do të çlirohet dhe t?u besojë të gjitha shqetësimet e tij. Do ta bëni të ndihet mirë. Jeni single? Së shpejti, një marrëdhënie platonike do të bëhet e vërtetë.

Shigjetari

Një marrëdhënie afatgjatë do të jetë sukses për ju. Jeni lodhur me përvojat e shkurtra rastësore. Stabilizimi i rrënjëve në një marrëdhënie të vecantë do të rriste shanset për sukses. Është më e lehtë të arrini sukses edhe në profesion kur keni dashuri të pakushtëzuar. Jeni në një marrëdhënie serioze? Kufijtë tuaj do të forcohen më shumë kur të arrini një sukses në karrierë. Mos harroni t?i jepni kreditet e duhura partnerit. Ju ka ndihmuar shumë.

Bricjapi

Jeni të gatshëm për të kaluar disa momente të bukura me personin tuaj të preferuar. Kapeni kë të mundësi për të bërë një udhëtim, për të shkuar në një disko apo në një shkollë së bashku. Nëse po kërkonit dashurinë, do ta gjeni gjatë një udhëtimi në një vend ekzotik. Bukuritë e këtij vendi do t?ju japin një shkëlqim unik prandaj mos u surprizoni kur t?ju vijë një ftesë për darkë. Do ta njihni më mirë njëri tjetrin pas darke.




Ujori

Mos u mbroni para një personi që gjithmonë ka treguar besnikërinë e tij. Është me rëndësi për ju të ndani mendimet dhe ndjenjat me partnerin. Nëse jeni single, mos u shqetësoni. Së shpejti do të takoni një admirues që do të bëjë diçka special për ju.Gjeni pak kohë nga axhenda juaj e ngarkuar për një shëtitje në natyrë, në një panair ose për një natë në club. Do të ndjeni një tërheqje natyrale me dikë. Mos hezitoni t?i prezantoheni.

Peshqit

Nuk vuani për admirues. Të tjerët tërhiqen nga dhembshuria dhe kreativiteti juaj. Kur bëhet fjalë për  të zgjedhur partnerin tuaj, kushtojini vëmendje  faktit nëse ky person është i përmbushur apo jo. Të qenit pranë një njeriu që ka treguar se i kthen ëndrrat në realitet është inspiruese. Në vend që të ndërtoni kështjella rëre, do të frymëzoheni dhe ju për të realizuar qëllimet tuaja. Nëse keni një partner, kërkojini ndihmë për të realizuar një ambicie.

Author: admin