“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën” ka deklaruar ambasadori Donald Lu lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri
Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë. ndërkohë Kuvendi dje refuzoi autorizimin e prokurorisë për arrestimin e tij por lejoi vijimin e hetimeve.
“Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Tahiri është fajtor apo jo. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën. Nëse është pa faj duhet ta dini nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.”
Deklarata u bë në takim me këshillin rinor të ambasadës.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, i cili falenderoi Lu-në për mesazhin, se shqiptarët duan drejtësi dhe jo gjyqe komuniste.
“Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”