Duhet të prisni deri në datën 19 Shtator/ Kjo është shenja e horoskopit që do pasurohet këtë muaj

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 10. Komunikimi në çift do jetë shumë herë më i mirë, prandaj ju të dashuruarit do mund t’i zgjidhni edhe problemet që ju kanë munduar në të shkuarën. Ju beqarët do jeni më të motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëni të pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jetë e dyta.

Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për të qene më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po u nxituat do keni probleme serioze.

Demi

Horoskopi i muajit shtator 2020

Na ndiq edhe në Youtube
E shkuara do rikthehet këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë pështjellim dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët.

Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Sipas Dritare.net, në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.

Binjakët

Horoskopi i muajit shtator 2020

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikoheni nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni.

Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Gaforrja

Horoskopi i muajit shtator 2020

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe do ua vështirësojnë gjithcka. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh.

Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Luani

Horoskopi i muajit shtator 2020

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë sot prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Tek ju të dashuruarit do jenë të shumtë personat që do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmonin. Mos e lejoni këtë gjë në asnjë mënyrë sepse vështirë të riktheni normalitetin. Nëse jeni beqarë më mirë të pranoni të dilni me disa persona ne mënyrë që të njiheni me ta. Nëse qëndroni në vend nuk ka për t’iu rënë princi i kaltër nga qielli. Shëndeti do ketë shqetësime.

Bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 10 do ndryshojë tërësisht situata. Në punë thoni atë që mendoni sepse keni për të marrë vlerësime.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit shtator 2020

Në tërësi ky do jetë një muaj i mirë. Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë të begatë. Mirë do jetë t’i shprehin sa më shumë ato që ndieni sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar dëshirat. Ju beqarët ka mundësi të fiksoheni pas një personi i cili sapo është shkëputur nga dikush.

Kujdes sepse flaka e dashurisë nuk mund të shuhet brenda disa ditësh. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Do keni rezistence të mire fizike dhe morale. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm. Jeta profesionale do ketë vetëm përmirësime dhe do ndiheni me fat gjatë gjithë kohës.

Peshorja

Horoskopi i muajit shtator 2020

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 15. Ju beqarët, para se të hidhni hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën.

Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Sipas Dritare.net, në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Akrepi

Horoskopi i muajit shtator 2020

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju cojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire.

Nuk do keni aspak shqetësime, madje as nëse vuani nga sëmundje kronike. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 22. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Shigjetari

Horoskopi i muajit shtator 2020

Gjatë fillimit të muajit duhet të përgatiteni për probleme dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni.

Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.

Bricjapi

Horoskopi i muajit shtator 2020

Këtë muaj duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave.

Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.

Ujori

Horoskopi i muajit shtator 2020

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi.

Ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 15 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot.

Peshqit

Horoskopi i muajit shtator 2020

Këtë muaj do jeni shumë në ajër dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 16 do jetë me më shumë fat.

Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 12. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Author: admin