Kryetar i FSHF-së është zgjedhur sot sërish Armand Duka me 37 vota.
Nga 43 delegatë të pranishëm, për Dukën votuan 37, ndërsa 4 vota shkuan për kandidatin tjetër, Sulejman Starova. Dy vota ishin të pavlefshme. Shkohoxha nuk ka marrë asnjë votë.
“Nga 43 votues të vlefshëm, kemi 2 fleta votimi të pavlefshme, 4 vota për Sulejman Starovën dhe 37 vota për Armand Duka”, tha anëtari i Komisionit të Anëtarëve.
Asambleja u drejtua nga zv.presidenti Lutfi Nuri, duke qenë se Gjykata e Tiranës ka konfirmuar pezullimin e Dukës nga detyra.
Pas fitores Duka u shpreh: “Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës.
Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”