

Pavarësisht se ai jeton e punon në emigracion, frymëzimin për krijimtarinë e tij letrare e gjen gjithmonë në vendlindje, dhe veçanërisht në Durrës. Që prej vitit 2010, romancieri dhe poeti Robert Shkurti vijon të jetë pranë lexuesit me veprat e tij, ku përgjithësisht tematika e trajtuar lidhet më së shumti me problemet e ndryshme që kalon shoqëria jonë që prej ndërrimit të sistemeve politike deri më sot.