Demi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të hapur se më parë dhe ka mundësi të ndani edhe disa sekrete që për shumë kohë i keni mbajtur të fshehura. Për ju të dashuruarit marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë mjafton të bëni ndonjë lëshim më tepër.
Do ndiheni aq mirë saqë në disa momente do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Nëse jeni beqarë duhet të bëni edhe pak durim. Do keni takime premtuese gjatë kësaj dite, të cilat ka shume gjasa të shndërrohen në histori dashuri të këndshme. Në punë do keni pranë Hënën e cila do iu japë më tepër siguri për të guxuar dhe për të marrë vendime. Dijeni se çdo gjë do jetë në interesin tuaj. Yjet do jene në anën tuaj në planin financiar dhe nuk do keni vështirësi.
Bricjapi
Asgjë dhe askush nuk do ju sfidojë gjatë kësaj dite kështu që merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Për ju të dashuruarit do të mbizotërojë lumturia. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër.
Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do bëni për vetë cilindo që iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Në punë do merrni iniciativa të guximshme dhe do i kaloni njëherë e mirë pengesat që keni pasur. Do e kuptoni se çdo gjë është më e thjeshtë nga sa keni menduar. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.