Ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime pranë tij, bëjnë me dije për median, se Prifti ka kryer së fundmi një operacion tepër të vështirë jashtë shtetit, pas së cilit nuk ka patur përmirësime.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se sot Prifti është kthyer në Shqipëri pas operacionit dhe gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.
Prifti prej një viti vuan nga një sëmundje e rëndë gjaku dhe kjo ishte arsyeja përse u largua nga politika.