Albërije Hadërgjonaj e ftuar në “E diell”, nuk ngurroi të fliste për historinë e saj me ish-bashkëshortin. Këngëtarja siç ka treguar edhe më parë, nuk ka patur një histori të lehtë.
“I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë”-tha Albërija duke i dhënë edhe këshilla vajzave të kenë kujdes e të mos nxitohen për martesë.
Megjithatë pavarësisht vuajtjeve që ka kaluar, Albërije i shprehet mirënjohëse për diçka ish-bashkëshortit.
“Të kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”-tha Albërija./korrieri.al