Nga Eglantina Alliaj
Panairi i Verërave, një frymë më shumë bashkëpunimit me arbëreshët
Ata janë aty prej shekujsh, ruajnë traditën, doket, zakonet dhe flasin gjuhën që flitej në kohën e Skënderbeut ose shqipja e lashtë, ose arbërishtja. Këtë e tregojnë më së miri tabelat nëpër rrugët e qyteteve dhe komunave, në çdo cep të saj të Kalabrisë, por jo vetëm.
Sapo mbërrijmë në komunën San Giorgio Albanese, kushdo që shkon për herë të parë, suprizohet nga Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, e vendosur para godinës së kësaj bashkie, dhuratë kjo nga regjimi komunist për këtë komunitet në vitin 1978. Dhe përkarshi një shqiponjë e madhe e gdhendur në gur ne shehsin para bashkisë, që dukej sikur na uronte mirëseardhjen. Banorët sapo e marrin vesh që jemi nga Shqipëria, të buzeqeshin, të përshëndesin shqip, dhe thonë: “Jeni gjaku ynë”.
Në zyrë na prêt kryetari i komunës San Giorgio Albanese, arbëresh, njeri i thjeshtë dhe shumë mirëkpritës. E njeh mirë vendin tonë dhe flet shqip. Ai na tregon për komunën, popullsinë që jeton aty. Në takim ishin President i Shtëpisë Botuese “Toena”, drejtor i “Institutit të Librit dhe Promocionit”, z.Fatmir Toçi, Kryetari i shoqatës “ Restorantet Turistike Shqiptare” , z.Kujtim Dervishi, Drejtori ekzekutiv i Unionit Turistik Shqiptar z. Ardit Collaku, dhe përfaqësues të kompanive të verërave shqiptare. Shtrëngime duarsh, bisedë e ngrohtë dhe e lirë, pra një mikëpritje e ngrohte arbëreshe. Çdo njeri që viziton këto komuna, e ndien veten sikur është në një pjesë të vendit, dhe jo jashtë kufijve të saj.
Pikturat me motive shqiptare në sallën ekomunës
Caku ynë ishte ta vizitojmë sallën e Këshillit Komunal në fshat. Befasia sapo do të ndodhte. Së pari në muret e një shtëpie pamë dy portrete me motive shqiptare, një nga folklori me veshje kombëtare shqiptare dhe kuptohet portreti i Skënderbeut.
Me të hyrë në sallë, të gjithë ngelëm me gojënhapur. Rreth e përqark, salla ishte me portrete shqiptare, nga Skënderbeu, ndarja ngavendlindja gjatë zbarkimit në Itali e deri te poetët tanëtë shquar: Naimi, Noli, Serembeja, Jeronim De Rada etjerë. Këta janë vepër e një piktori nga Shqipëria, i cili me brushën e tij, ua kishte mba- jtur gjallë mallin për vendlindjen dhe Arbërinë
Panairi i verërave
Qëllimi i vizitës sonë ishte Konkursi i Verërave Arbereshe dhe shqiptare në Vaçarizzo Albanese, ku morën pjesë mbi 100 kantina arbëreshe në garë për verërat më të mira të vitit. Nga Shqipëria merrnin pjesë Kantinat e njohura shqiptare të verërave dhe pijeve, si kantina Kokomani, kantina San Tara, dhe kantina e pijeve Skrapar, të cilat u vlerësuan me çmim nga bashkia dhe kryetari i Bashkisë së Vazzarizzo Albanese.
Kryetari i Komunës Antonio Pomillo ju dorëzoi simbolet e veprimtatisë tradicionale, gotën e verës dhe bluzën me simbolet kombëtare dhe të eventit.
Stenda e kompanive shqiptare në këtë panair u vendos te sheshi ku qëndronte busti i Skënderbeut. Një festë tradicionale dhe e përvitshme, ku të gjithë banorët e komunave arbëreshe vinin, shijonin verërat dhe produktet e tjera, arhetoheshin dhe njiheshin me njëri-tjetrin.
Në këtë panair ishin të pranishëm nga vendi ynë Kryetari i shoqatës “ Restorantet Turistike Shqiptare” , z.Kujtim Dervishi, Drejtori ekzekutiv i Unionit Turistik Shqiptar z. Ardit Collaku, President i Shtëpisë Botuese “Toena”, drejtor i “Institutit të Librit dhe Promocionit”, z.Fatmir Toçi.
Jo vetëm komuna Vazzarizzo Albanese dha çmime dhe vlerësime për kompanitë shqiptare, por edhe pala shqiptare kishte përgatitur dhurata dhe vlerësime për kryetarët e komunave që kanë nxitur nxitur bashkëpunimin, kanë promovuar vlerat e produkteve shqiptare, si dhe kanë rritur prezencën e këtyre produkteve në komunat arbëreshe. Kryetari i Shoqatës së “ Restorantet Turistike Shqiptare” , z.Kujtim Dervishi, ju dha disa kryetarëve të komunave arbëreshe medalje, çertifikata mirënjohjeje, por edhe disa dhurata me simbolikë kombëtare shqiptare.
Në emër të Unionit Turistik Shqiptar, Ardit Çollaku shpërndau në mënyrë simbolike disa pasaporta Turistike Shqiptare për të gjithë kryetarët e Bashkive të Komunave Arbereshe.
Festa vazhdoi deri në orët e vona të mesnatës, ku mijëra banorë nga të gjitha komunat arbëreshe shijuan gjithçka nga ky panair, të shoqëruar dhe me muzikë e valle.
Mikpritja e ngrohtë vëllazërore arbëreshe ,dashuria e tyre e zjarrtë për vendin nga i kishin rrënjët, dashuria e tyre për shqiptarët e këndej detit, sofra e tyre me bukë, kripë, e zemër dhe lotët kur këndohej himni arbëresh “Moj e bukura More”, ishin karakteristikë e kësaj atmosfere që u krijua gjatë kësaj mbrëmjeje.
Tabelat në shqip
Në të gjitha komunat arbëreshe tabelat ishin italisht dhe shqip, porn je shqipe e pastër e hershme. “Udha M.Boçari”, Udha Skëndërbeg, udha “Kroi i Nuseve”, “Udha e Bukurivet”, etj, ishin disa nga emrat e rrugëve.
Emërtime që të bëjnë të reflektosh. Ndërsa në Shqipëri, komunikimi dhe fjalori I përditshëm është një miks gjuhësh, aty, në komunat arbëreshe, gjithçka ruhej me fanatizëm.
Gjuha arbëreshe njihet në vitin 1999 nga qeveria italiane si gjuhë e pakicave etnike në Itali. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tembëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Por edhe pse të larguar 600 vjet më parë, ata nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.
Tek busti i De Radës
Njëri ndër arbëreshët që në shekujt XX kishte kontribuar për të zbuluar traditën, gjuhën e kulturën e arbëreshëve ishte edhe arbëreshi Jeronim De Rada i cili ishte publicist e folklorist i traditës arbëreshe i lindur në Makia të Kalabrisë i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letersinë arbëreshe dhe ishte njëherit arbëreshi i parë i cili kishte jetuar në Shqipëri.
Ne vizituam Kishën, ku mirëseardhjen ta bënte busti i tij, i vendosur në oborrin e Kishës në komunën San Demetro.