Gjykata e Durrësit, cilësoi si të ligjshëm arresimin dhe la lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferin e një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë, duke i marrë jetën furnizuesit të një marketi, Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës, ndodhur mes tyre.
Masa e sigurisë për të akzuuarin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e “vrasjes” dhe “mbajtje e armëve të ftohta”.
I pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.