Dy cilësitë e saj më të mëdha janë ndjeshmëria dhe durueshmëria. Ka karakter të butë, mirëpo nuk do të thotë që me të mund të manipulohet.
Nëse dikush provon të testojë kufijtë e saj, do të zgjojë temperamentin e saj të zjarrtë. Është fjala për femrat e shenjës së Demit. Synojnë balancimin dhe sigurinë. Nuk janë aventuriere dhe kurrë nuk do të dallojnë, nëse kjo mund t’u sjellë ndryshime të shpejta dhe të mëdha.
Vetvetiu, ato jetojnë jetë të qetë, ndërkaq të gjitha ndryshimet kryesisht i nxisin faktorët e jashtëm. Femra e shenjës së Demit mëson nga përvoja dhe nuk do t’i ndodhë kurrë që të përsërisë dy herë të njëjtin gabim.
Femra e shenjës së Demit konsiderohet ndër shenjat më besnike. Vetvetiu, ajo kurrë nuk ngutet të hyjë në lidhje, sepse për të është shumë me rëndësi që të njohë tërësisht partnerin e vet.
Vetëm kur të jetë e sigurt që ka gjetur personin e duhur, ajo do të hyjë në lidhje serioze. Dhe kur të krijojë lidhjen, kjo lidhje kryesisht është e përhershme.
Mashkulli i cili dëshiron ta bëjë për vete duhet patjetër të jetë i gatshëm t’i vardiset dhe ta joshë shumë, sepse kështu krijon rrugën deri te zemra e kësaj femre. Shumica që kanë përjetuar lidhjen me një femër të tillë, e përshkruajnë atë si dashnore magjepsëse.