Fillon kosa e “vettingut” . Drejtoresha e Hipotekave nis betejën….

Ka rënë hija e zezë mbi togat e zeza! Vettingu do të thotë kontroll i çdo pasurie dhe këtu duket sikur çalon puna. Apartamente, shtëpi plazhi, toka e lokale janë vështirë të fshihen e justifikohen.

Drejtoresha e re e Hipotekës, Blerina Doracaj, ka zbuluar plot parregullsi në verifikimin e pronave për gjyqtarët dhe prokurorët. Ajo ka kërkuar që për 68 gjyqtarë dhe prokurorë të ketë riverifikim të pronave sepse në raportet e dorëzuar në njësinë qendrore ka shumë probleme.

Doracaj zyrtarisht  ka shprejur dyshime se ZVRPP ka fshehur pasuritë. “Nuk është dhënë informacioni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kane rezultuar të regjistruar në ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacionit, e cila sjell pasoja juridike”, thuhet në shkresën e Doracajt.

Ajo ka kërkuar që të rinisë menjëherë procesi i verifikimit për 68 persona dhe ky informacion do i përcillet sa më shpejt ILDKP, në mënyrë që të mos ketë zvarritje të mëtejshme.

 

Author: admin