Astrologia Meri Shehu e ftuar si çdo të hënë në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan ka folur pak për shenjën e mbretit Charles III, i cili është shenja e Akrepit dhe Meri shprehet se ai do të përballet me situata të pakëndshme gjatë mbretërimit të tij, por nuk do të heqë dorë.
Gjithashtu Meri shprehet se ndihet këndshëm për fillimin e mbretërimit të Charles III.
Gjithashtu Astrologia ka bërë edhe vlerësimin e shenjave për javën, ku ka vlerësuar me vetëm një yll shenjën e Gaforres.
Por sa yje i ka dhënë Meri Shehu gjatë kësaj jave shenjave të Horoskopit?
Dashi: Kanë vetëm një yll, duhet ta mbajnë fort sepse Mërkuri në Peshore përballë shenjës së dashëve, tregon kompleksitete në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, të cilat mund t’i komplikojnë jetën dashëve.
Demi: Kanë tre yje, Afërdita në Virgjëreshë i jep avantazhe të mira demave, por Mërkuri i kundërt, ua ul yjet. Demët që kanë komplikacione me punën dhe shëndetin duhet ta shikojnë mirë këtë periudhë.
Binjakët: Kanë tre yje, janë në një moment me vrull, Jupiteri i ndihmon nga Dashi, por në çështjet erotike do rregullojnë marrëdhënie që kanë qenë të destabilizuara. Mërkuri i kundërt do i ndihmojë t’i rregullojnë, por deri sa t’i rregullojnë do ndiejnë lodhje.
Gaforrja: Ka një yll, është në katërkëndësh me Mërkurin e kundërt në Peshore, çështje familjare dhe unë e kam theksuar se gaforret do kenë komplikacione, në lidhje me karrierën duhet të kenë kujdes me ndryshimet në stilin e jetesës.
Luani: Merr dy yje, fundi i javës është zhgënjyes. Për luanët mund të kemi pabesi në çështjet ekonomike apo në lidhje me punën, por derisa të shkojmë në fund të javës.
Virgjëresha: 3 yje, kanë Afërditën në shenjën e tyre, vazhdojnë të ndihen mirë, por me Mërkurin e kundërt në Peshore fillon java ku duhet të kenë kujdes në çështjet ekonomike, apo në paqartësinë se ku dhe çfarë duhet të investojnë.
Peshorja: Peshoret kanë 4 yje, sepse Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre ka ardhur për të rregulluar planet dhe projektet e tyre.
Akrepi: Tre yje, megjithëse kanë shumë fat. Afërdita në Virgjëreshë i bën shumë socialë, i nxjerr në qendër të vëmendjes, por Mërkuri i kundërt tregon se ka gjëra dhe prapaskena në lidhje me punën, që duhet të jenë të vëmendshëm. Nuk duhet të paraveprojnë pa i shikuar edhe njëherë veprimet.
Shigjetari: 3 Yje. Do kenë kujdes në çështjet familjare dhe personale, aty do kenë zhgënjim. Në lidhje me karrierën, në fundjavë i kanë 3 yje sepse gjithsesi Afërdita i ndihmon në mbështetjen ekonomike dhe dashurinë që marrin nga të tjerët.
Bricjapi: 3 yje. Planet dhe projektet vazhdojnë të mos mbështeten si duhet. Shkojnë deri te burimi dhe nuk pinë ujë.
Ujori: Kanë 2 yje. Duhet të merren me çështjet ekonomike dhe punën, se mund të kenë dallavere, pakënaqësi ose humbje punësh. Mërkuri i kundërt në Peshore i rikthen vëmendjen në studime.
Peshqit: I kam dhënë shumë yje. 4 yje, megjithëse do kemi kundërshtimin Diell në Virgjëreshë me Neptun në Peshk, këta do bëhen pjesë e një zhgënjimi dhe paqartësie, por do rregullojnë shumë situata, do kenë martesa, fejesa…