Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Një qytetar në gjendje të dehur ka hyrë me makinë në shesh duke thyer barrierat mbrojtëse dhe shkaktuar panik te qytetarët që ishin të shumtë në ato momente.
Nga informacionet paraprake, qytetari në fjalë ka përplasur edhe disa makina para se të hynte në shesh nga Teatri i Operas dhe Baletit. Ka qenë një qytetar ai që ka ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar pasi mendoi se ishte një akt terrorist.
Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumë qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist.