Ka disa njerëz të cilët thjesht nuk kanë frikë nga asgjë. Ka të tjerë që kanë frikëra të vogla, por ka edhe disa njerëz të cilët nuk arrijnë t’i luftojnë frikërat e tyre. Përkundrazi, këto frikëra bëhen akoma më të forta, e kthehen në fobi.
Fobia është një frikë iracionale (e paarsyetuar), një lloj çrregullimi i ankthit që shkakton tmerr tek njeriu fobik, sa herë që përballet me objektin e frikës. Edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të cilat nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë që mund të japing frikë, si kllounët, kërpudhat apo mjekra! Por cilat janë fobitë që mund të zhvillojë secila shenjë horoskopi?
Dashi: Atelofobia, fobia ndaj të mos e bërit diçka siç duhet, ose nga të mos qenit mjaftueshëm i aftë në gjithçka.
Demi: Metatesiofobia, frika ndaj ndryshimit.
Binjakët: Eremofobia, frika ndaj vetmisë.
Gaforrja: Agorafobia, frika ndaj vendeve të hapura me shumë njerëz, ose frika nga largimi prej një vendi ku ndihen të sigurtë.
Luani: Zelofobia, frika ndaj xhelozisë.
Virgjëresha: Ataksofobia, frika ndaj rrëmujës (parregullsisë, papastërtisë)
Peshorja: Decidofobia, frika ndaj të marrit të një vendimi
Akrepi: Mykofobia, frika ndaj kërpudhave
Shigjetari: Klaustrofobia, frika ndaj vendeve të mbyllura
Bricjapi: Koulrofobia, frika ndaj kllounëve.
Ujori: Arakibutifobia, frika se ushqimet në formë kremi mund të ngjiten në qiellzën e gojës.
Peshqit: Proditiofobia; frika ndaj tradhëtisë nga ana e njeriut të zemrës.