Ajo është vetëm 15 vjeçe, vazhdon shkollën e mesme si të gjithë bashkmoshatarët e saj. Por, ajo ka një pasion, të cilin synon që ta çojë përpara dhe që duket se do ta vazhdojë gjatë në jetë, pavarsisht zgjedhjeve të saj profesionale. Sonia Mustafa, nga qyteti i Durrës, ka hapur ekspozitën e saj të parë titulluar “Frymë jete”. 25 vepra arti në pikturë, grafikë, të realizuara gjatë viteve të fundit kanë ardhur për publikun në ekspozitën që Sonia ka hapur në mjediset e pallatit të kulturës “ Aleksadër Moisiu” . Sonia tregon se për këtë ekspozitë ka punuar poltë tre vite dhe se është ndiher mjaft mirë që publiku e ka mirëpritur.
Një mbështetje për të ka qenë dhe nëna e saj, e cila e ka ndjekur në çdo hap dhe siç shprehet do ta ndihmojë Sonian që pasionin për pikturën ta shoqërojë në jetë pavarsisht se çfarë drejtimi do të marr jeta e saj.
Me një marmi ngjyrash dhe formash, në piktura sa realiste dhe kompozime, sjellë nga bota shpirtërore e një vajze vetëm 15 vjeçare ekspozita e Sonias të ndihmon ta shohësh jetën plotë ngjyra.