Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të estradës shqiptare. Dy vite më parë, Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikojnë foto të ndryshme. Dita e sotme është e veçantë për çiftin pasi Getoari feston ditëlindjen. Urimet kanë qenë të shumta. Por në këtë ditë të veçantë nuk kishte se si të mungonte edhe dhurata e Marinës për personin e zemrës. Moderatorja ka suprizuar Getorin me një tortë të veçantë në mesnatë, ku ishte vendosur një shampanje një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri të këngëtarit në bashkëpunim me Majkun. Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”! Ndërsa këngëtari ka postuar tortën dhe krahas saj ka shkruar, “Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”.