

Një 20 vjeçar, me shtetësi Siriane, është gjetur pa jetë në orët e para të kësaj të marten ë qytetin e Durrësit. Trupi pa jetë i të riut është gjetur nga kalimtar të rastit, ndërkohë që policia që ka mbërritur menjëherë në vedin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që i ka marrë jetën.
Informacioni zyrtar i policisë së Durrësit
Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.