Që në kohët e lashta, shumë qytetërime besonin se gurët e çmuar sillnin fat dhe secili muaj ka një gur të caktuar. Pra, në blerjen e ardhshme të bizhuterive merrni diçka që ka gurin tuaj të fatit.
Janar – Garnet
Garneti është shenjë e miqësisë së përhershme dhe besimit të thellë. Përgjithësisht ka ngjyrë të kuqë të theksuar dhe është dhurata ideale për një mik (ose për veten).
Shkurt – Ametist
Ky gur konsiderohet si simbolikë e meditimit, kurajos dhe forcës së brendshme.
Mars – Akuamarin (Aquamarine; uji i detit)
Guri Akuamarin siguron shëndet të mirë, përkushtim dhe kujtesë të fortë. Thuhet se sjell gëzim dhe paqe shpirtërore.
Prill – Diamanti
Guri i famshëm që shumë femra e dëshirojnë, por të lindurat në muajin prill kanë fatin ta kenë gurin e tyre fatsjellës.
Maj – Smeraldi
Cilësohet si guri simbol i rilindjes dhe besnikërisë. Përgjithësisht përfytyrohet në ngjyrë të gjelbërt, të ngjashme me ngjyrat e pranverës.
Qershor – Perla
Pushtet, luks dhe elegancë janë fjalët që të krijohen në mendje kur përmenden perlat, që Coco Chanel i dha status në modën e femrave.
Korrik – Rubin
Dashuri pasionante dhe e shfrenuar, në kuptimin e mirë të fjalës; ja çfarë sjell rubini për të lindurit në korrik.
Gusht – Peridot
Të gjendur në shkëmbinjtë e krijuar nga vullkanet, sipas besimeve, peridoti ka fuqinë për të larguar shpirtrat e këqinj.
Shtator – Zafir
Kreativitet? Patjetër që po! Ky gur i nxit të lindurit në shtator për gjëra kreative dhe i ndihmon në shprehjen e mendimeve.
Tetor – Opal
Opali gjendet në forma dhe ngjyra të ndryshme dhe sugjerohet të dhurohet në 14- vjetorin e martesës.
Nëntor – Sitrin
Nëse i trembeni numrin 13 si një pjesë e njerëze, për 13- vjetorin e martesës dhuroni një bizhu me këtë gur. Do të keni lumturi dhe energji pozitive.
Dhjetor – Tanzanite
Gjendet vetëm në disa zona të rruzullit tokësor dhe përgjithësisht është në ngjyrë të errët blu ose lejla.
Burimi: Forbes