Shigjetarët mendjen këtu! Ky artikull është i gjithi për ta, sepse siç e dini jemi në muajin e tyre. Kështu që, nëse i përket kësaj shenje, mëso më poshtë gjithë gjërat që DUHET dhe S’DUHET të bësh këtë muaj!
Ç’duhet të bëni:
1. Lidhu më tepër me historinë e familjes
Për shumë njerëz, pushimet përkthehen në kohë familjare. Nuk ka rëndësi nëse i kaloni me familjen tuaj biologjike apo me atë të krijuar, me rëndësi është të ktheheni tek rrënjët tuaja gjatë ditëve të festave. Pyeti ata për historira të veçanta, kujtime apo tradite të vjetra të familjes, do të të ndihmojnë shumë.
2. Të lësh energji për t’u marrë me një çështje humanitare
Ti e sheh pamjen e qartë Shigjetar, është një nga fuqitë e tua. Dhe meqë jemi në sezonin kur japim më shumë se kurrë, ruaj ca energji për punë vullnetare. Ndihmo në një kauzë që ty të prek.
3. Ji prezent dhe mos u streso për gjëra të kota!
Jupiteti, planeti juaj i fatit do ta lërë shënjën tuaj në fillim të dhjetorit, prandaj do të ndiheni sikur fati i mirë sapo shkoi me pushime. Mbani mend se nuk ka recetë më të mirë se sa reflektimi. Merrni pak kohë nga puna dhe mos u stresoni për gjëra të tjera. Mos i kontrolloni e-mailet dhe jini prezent më shumë në familje apo shoqëri.
Çfarë nuk duhet të bëni:
1. Mos e fusni veten në borxhe për dhurata festive!
Jeni bujar, të ngrohtë dhe doni t’i bëni të lumtur njerëzit e tjerë, por mos e fusni veten në telashe. Mos bëni shpenzime që s’i përballoni dot. Dashurinë mund ta tregoni në forma të tjera përveç dhuratave, kështu që kujdes.
2. Shmang dramat në familje
Mund të jetë e vështirë të merresh vesh me familjen nëse ka çështje tokstike për t’u diskutuar, por nëse do t’i kaloni pushimet me ta, merrini gjërat me qetësi. Nuk zgjidhni gjë duke u larguar. Shmangi dramat dhe mos kritiko.
3. Mos festo shumë egërsisht
E njohim mirë shpirtin tuaj prej fëmije dhe e dimë që ke ditëlindjen këtë muaj, por prit. Nuk po themi që duhet të qëndrosh në shtëpi dhe të flesh, por as të festosh pa masë. Gjej një ekuilibër dhe mbahu! Ruaj pak energji për gjërat që listuam më sipër. Kujdesu për veten dhe gjërat që të presin në vijim. Dhjetori kishte surpriza për ty!