Godet me sende të forta një person, por nuk i kursen as nënën, përfundon në pranga

Policia e Maliqit, tha se ka arrestuar një 34 vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 31 vjeçar dhe nënën e tij 73 vjeçe, të cilët i ka lënë të plagosur. I dyshuari i ngjarjes u arrestua nga policia, ndërsa personat e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

 

Njoftimi i policisë:

Maliq

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. , 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

Author: admin