Viti 2021 po përfundon dhe është interesante të filloni t’i bëni vetes disa pyetje se çfarë mundësish do të shfaqen në vitin 2022. Tema e punës dhe financave është sigurisht me interes të madh dhe madje edhe Horoskopi mund të jetë i dobishëm për të zbuluar disa parashikime në shenjën tuaj
DASHI
Urani në Dem gjatë gjithë vitit do të sjellë ulje-ngritje sa i përket llogarisë tuaj bankare. Me siguri do të merrni shuma të mëdha parash në mënyrë të papritur, por po aq shpejt mund të lindin shpenzime të reja gjatë vitit, veçanërisht në muajt e verës. Në punë nuk do të hasni vështirësi të mëdha dhe me Jupiterin në krah nga maji deri në shtator, do të vijnë propozime të reja që më në fund do të nxjerrin në pah talentin tuaj të madh. Do të keni një ndihmë të papritur.
DEMI
Me Uranin në krah gjatë gjithë vitit, shpesh do të ndjeni nevojën për të shprehur personalitetin tuaj nëpërmjet një pune që nxjerr në pah talentin dhe aftësitë tuaja. Saturni në Ujor do t’ju detyrojë të mbyllni shumë bashkëpunime që shërbejnë vetëm për t’ju bërë të humbni kohë. Nga ana tjetër, Plutoni do të bëjë që tek ju të rriten ambicie të reja fame dhe fuqie. Me Marsin tek Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim do të ketë një shpenzim parash që do t’ju detyrojë të bëni disa sakrifica të vogla.
BINJAKËT
Me Jupiterin te Peshqit, në pjesën më të madhe të vitit do të keni frikë se mos i humbni paratë dhe për këtë arsye do të prireni t’i grumbulloni duke hequr dorë nga disa shpenzime kalimtare. Saturni në Ujor do t’ju udhëheqë me shumë mençuri drejt zgjedhjeve që do të rezultojnë të shkëlqyera si për financat ashtu edhe për karrierën tuaj. Mundësitë më të mira do të vijnë nga larg. Marsi, nga fundi i gushtit e në vazhdim, do t’ju kërkojë të rrezikoni për të arritur qëllimet tuaja. Rezultatet do të jenë të shkëlqyera.
GAFORRJA
Nëse keni ëndrra të mëdha në lidhje me karrierën tuaj, mos e lini veten të kushtëzoheni nga kalimi disonant i Jupiterit nga maji në shtator, por ruani energjinë tuaj për të gjithë ata muaj në të cilët do të jetë i favorshëm dhe do t’ju ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe rritjeje. Urani do t’ju sugjerojë gjithashtu që të filloni një partneritet të ri me disa nga miqtë tuaj. Në planin financiar nuk do ketë kthesa, por Saturni mund të sjellë probleme të vogla lidhur me menaxhimin e një trashëgimie.
LUANI
Saturni dhe Urani në aspektin joharmonik nuk mund t’ju bëjnë kurrë të ndiheni plotësisht të qëndrueshëm në frontin e punës: kjo do të jetë forca juaj e vërtetë! Do të ndiheni të aftë të shprehni më së miri potencialin tuaj në momente të vështira. Jupiteri nga maji deri në shtator nuk do të mungojë me propozime të reja që do t’ju shtyjnë të udhëtoni. Rritja juaj financiare do të jetë edhe falë Jupiterit. Marsi te Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim, do t’ju nxisë të vlerësoni bashkëpunimet e reja me shoqëri të reja.
VIRGJËRESHA
Nëse mbështeteni te ndikimet e Uranit tek Demi, ky vit mund të jetë përrallor për karrierën tuaj. Mos u hutoni dhe mos besoni se ndokush do ta vërë në dyshim talentin tuaj. Plutoni gjithashtu do t’ju gëzojë dhe do t’ju lejojë të arrini vendet e para në shumë gara profesionale. Problemet më serioze do të lindin me Marsin tek Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim: miratimi i eprorëve tuaj do të jetë thelbësor për rritjen. Pranvera do jetë stina më e mirë për financat tuaja.
PESHORJA
Saturni në Ujor do të jetë aleati më i mirë që mund të keni nëse punoni në botën e artit apo argëtimit. Nëse bëni aktivitete të tjera, nuk do t’ju pëlqejë të konkurroni me kolegët tuaj dhe shpesh do të zgjidhni të punoni si ekip, për ta bërë çdo punë më pak të mërzitshme. Jupiteri tek Peshqit do të sjellë zakone të reja që pas një kohe të shkurtër mund t’ju mërzitin. Nga ana tjetër, Urani nuk do sjellë siguri në lidhje me financat tuaja dhe do ju çorientojë përballë një trashëgimie të mundshme.
AKREPI
Jupiteri këtë vit do t’ju lejojë të shndërroni një pasion në një punë të mirëpaguar: më në fund ka ardhur koha për t’u lënë vend ëndrrave tuaja, shpesh duke shkuar kundër asaj që familja juaj dëshiron për ju (me Saturnin në Ujor, do të vazhdojë të sjellin disa probleme). Urani do t’ju paralajmërojë për çdo bashkëpunim me personazhe jo të besueshëm. Financat tuaja do të rriten, por Marsi te Binjakët (nga fundi i gushtit e në vazhdim) do të shohë të zbehen disa marrëveshje shumë fitimprurëse.
SHIGJETARI
Ky nuk do të jetë një vit veçanërisht i shkujdesur dhe në punë do të ndiheni shpesh në qoshe, në një rol që të tjerët e kanë vendosur për ju. Urani do t’ju shtyjë të bëni të njëjtin aktivitet shpesh, pa pushim dhe nuk do të jetë e lehtë që entuziazmi juaj të rritet. Jupiteri do ju mbështesë vetëm nga maji deri në shtator dhe do t’ju japë mundësinë të tregoni talentin tuaj. Marsi te Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim do të vendosë në krizë marrëdhënien me punëdhënësit tuaj. Financat nuk do kenë prioritet.
BRICJAPI
Nëse punoni në fushën artistike, Urani do t’ju japë mundësinë të shprehni në maksimum talentin tuaj në një kontekst në të cilin do të njihet vlera dhe përkushtimi juaj. Plutoni do t’ju dërgojë në kërkim të një fuqie më të madhe, por kjo nuk do të vijë gjithmonë. Për më tepër, nga maji deri në shtator do t’ju duhet t’i përkushtoheni më intensivisht familjes, në kurriz të karrierës. Saturni në Ujor nuk ka gjasa t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur me gjendjen tuaj bankare dhe të nxjerrë në pah lidhjen tuaj të fortë me paratë.
UJORI
Me siguri, duke filluar nga viti i kaluar, keni marrë një pozicion pune më autoritar dhe Saturni do të vazhdojë t’ju bëjë të rriteni dhe të plotësoni pozicione me prestigj të madh. Me disonancën e Uranit, mund të jetë e nevojshme heqja dorë nga familja ose ndryshimi i vendbanimit. Me Marsin tek Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim do të jeni të pandalshëm dhe çdo hap juaj do të jetë i suksesshëm. Portofoli juaj do të mbushet më shumë dhe do të kënaqeni duke i bërë dhurata kujtdo që doni.
PESHQIT
Me Jupiterin në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të vitit, nuk ka asgjë për të cilën duhet të keni frikë: suksesi do të vijë dhe do të jetë dërrmues. Mundësitë do të shumëfishohen dhe ju do të jeni në gjendje të kapni ato që janë më në përputhje me ëndrrat dhe aspiratat tuaja. Nga gushti e në vazhdim do të ketë një ngadalësim pasi Marsi do t’ju kërkojë të përqendroni vëmendjen te familja ose shëndeti juaj. Paratë nuk do të mungojnë, por paratë me siguri nuk do të jenë trampolina për t’ju shtyrë përtej kufijve tuaj.