Horoskopi/ ‘Cic-mice’, bllokime në dashuri, filloni të hidhni sytë përreth… të gjitha parashikimet e yjeve për ju”

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dashi

Ka më shumë shpresë për zemrat e vetmuara, Hëna është momentalisht në shenjën tuaj dhe dyfishon pasionin. Nga ana tjetër ndiheni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme për punën.

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Demi
Jeni duke përjetuar një farë krize dhe ju rri mendja aty, por më mirë do të ishte të sqaronit se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Në punë, ndërkohë, është mirë që herë pas here të shkëputeni nga priza.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Aspekti sentimental përballet me cic-mice, por duket se kësaj situate po i vjen fundi, ka një pajtim të mundshëm në dashuri. Në punë ka një fazë pritjeje, por shpresat tuaja nuk do të jenë të kota.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Kjo është një e diel që mund t’i bëjë çiftet në krizë të përjetojnë disa momente shqetësimi shtesë. Edhe në aspektin profesional gjërat nuk duken fort mirë, përpiquni të mos i ekzagjeroni vështirësitë që hasni në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Ditë e shkëlqyer për lidhjet e sapolindura, kjo e diel e tetorit. Në punë, mendoni për inovacion, për gjetjen e mënyrave të reja për të punuar.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Shumë situata në dashuri janë të bllokuara, por duhet të keni durim. Edhe në punë ka probleme, vuani për energji pozitive.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nëse nuk keni një lidhje dashurore, duhet të filloni të hidhni sytë përreth. Në sferën profesionale, ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme në funksion të së ardhmes në punë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Përfitoni nga pozicioni i mirë i Venusit për të çelur mundësitë e krijimit të historive të reja. Në aspektin e punës duhet bërë kujdes tek ekonomia, mirë është të shmangni shpenzimet masive.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Periudha aktuale është e mirë, por kjo ditë sjell vështirësi emocionale. Duhet të rregulloni diçka edhe në punë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Është dita e fundit e javës dhe ndonëse duhet të jetë edhe ditë pushimi e relaksi, përballeni me grindje, fjalë që hidhen me spont e diskutime. Ajo që këshilloj është që të shmangni konfliktet.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Kjo ditë e diel, do ju sjellë disa situata në lidhjen tuaj që thërrasin për sqarime. Do të jetë edhe një periudhë rikuperimi në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Historitë që kanë lindur tani mund të marrin hov. Këtë të diel mund të mbështeteni edhe në disa kontakte më të mira, idetë tuaja po fitojnë./shqiptarja.com

Author: info