Dashi
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Hënën do e keni aleatin më të fortë gjatë kësaj dite. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri nëse nuk i kundërshtoni të tjerët pa logjikuar. Për ju që jeni në një lidhje çdo gjë do shkojë më së miri. Secili nga partneret do përgatisë surpriza për tjetrin dhe në mbrëmje emocionet do arrijnë kulmin. Ju beqarët edhe pse nuk do keni ndryshime të statusit do jeni optimistë. Miqtë nuk do iu lënë të mërziteni për asnjë moment. Në punë mund të keni edhe disa vonesa, por nuk duhet të acaroheni. Kush duron fiton. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme që do bëni, financat do jenë delikate.
Demi
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Herë pas here do e humbisni arsyen gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra që në periudha të zakonshme nuk do i bënit. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që dëshira seksuale të shtohet. Do kaloni momente të paharruara pranë atij që dashuroni. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të tregoheni të duruar dhe të mos merrni vendime të pamenduara. Në punë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni akoma më të përgjegjshëm. Sot do dini të menaxhoni edhe ndonjë të papritur të pakëndshme. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet të bëni kursime të mëdha nëse doni t’ia dilni. Familjarët do iu gjenden pranë dhe do iu ndihmojnë pafundësisht.
Binjakët
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni të qetë dhe do druheni të kryeni negociata. Frika e lëndimit nuk do ju lejojë të hidhni hapa. Ju të dashuruarit do jeni shumë dyshues për partnerin dhe shpeshherë do mendoni se ai ju tradhton. Mos bëni asgjë pa qenë të sigurt sepse do ta lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Nëse jeni vetëm do festoni me miqtë më të ngushtë dhe nuk do mendoni aspak për dashurinë. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do i kënaqni eprorët me arritjet. Mundet të merrni edhe një promocion që as e kishit menduar. Financat do kenë përmirësime. Mund të bëni edhe ndonjë investim.
Gaforrja
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Dita e sotme do jetë më e qetë dhe më e këndshme. Do filloni ose do përmbyllni disa projekte që i keni për zemër. Nëse kohët e fundit keni pasur pasiguri në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të sigurt për atë që doni. Mos keni druajte t’ia shprehni partnerit gjithçka që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për surpriza të këndshme. Ka mundësi të filloni edhe një histori të bukur dashurie ashtu si e keni ëndërruar. Në punë do e forconi akoma më shumë pozicionin që keni dhe askush nuk do guxojë t’ua marrë atë. Shefat do ju kenë përzemër dhe do ju vlerësojnë për cdo gjë që do arrini. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat. Mos shpenzoni pa u menduar nëse nuk doni probleme.
Luani
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Sot është dita e duhur për të marrë vendime dhe për të ndryshuar drejtimet në çdo fushë. Guxoni dhe keni për të fituar. Më në fund juve që jeni në një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Do flisni edhe për tema delikate që dikur as nuk keni guxuar t’i mendoni. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni shpirtin binjak edhe pse do mundoheni mjaft. Në punë do i jepni shumë prioritet gjithckaje dhe nuk do ju trembin aspak vështirësitë që do kaloni. Në planin financiar mund të lindin probleme të vogla sepse nuk do i rezistoni tundimit për shpenzime.
Virgjëresha
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Gjatë kësaj dite do keni nevojë për mbështetje për të ecur para dhe për të bërë disa zgjedhje. Ekziston edhe rreziku për ndonjë moment konfuzioni. Fale mbështetjes që do iu japë Dielli dhe Hëna ju të dashuruarit do keni mundësi ta stabilizoni jetën. Ai që keni në krah është mashkulli i jetës suaj kështu që ia vlen të bëni ndonjë tolerim të vogël. Ju beqarët do keni takimin që keni ëndërruar prej kohësh. Zemra do iu rrahë shumë fort. Puna nuk do ju kënaqë dhe do filloni të kërkoni një post të ri. Do ju duhet pak më shumë energji, por ju mund t’ia dilni. Financat do kenë përmirësime. Kujdes, kjo nuk do të thotë që iu të filloni menjëherë shpenzimet.
Peshorja
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Fati nuk do ju buzëqeshë shumë gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që ëndrrat të mos iu realizohen. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të zjarrta me partnerin dhe do lëndoheni. Do vendoset distanca dhe ka gjasa që lidhja të ftohet ndjeshëm. Sipas Dritare.net, ju beqarët nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të dilni nëpër takime. Askush nuk iu detyron të merrni vendime të padëshiruara kështu që shfrytëzojini rastet. Në punë, cilado qoftë fusha juaj e veprimit, gjërat nuk kanë për të qenë të lehta. Kujdes nga konkurrenca që nuk duket. Në planin financiar bëni kujdes nga influenca negative e planetëve dhe mos shpenzoni pa u menduar.
Akrepi
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet të reflektoni para se të shpreheni. Mund të keni edhe kundërshtime, por nuk duhet të dorëzoheni. Ju që keni një lidhje do bëni gjithçka që ta përmirësoni ambientin dhe të ndiheni më mire. Me pak përpjekje dhe përkushtim do ia arrini. Nëse jeni ende vetëm nuk do keni mundësi as sot ta ndryshoni statusin. Gjithsesi shpresa nuk duhet humbur për asnjë moment dhe sytë duhen bërë katër. Në punë do ju pëlqejnë çështjet me të cilat do merreni, por do ndiheni shpesh në stres dhe merak. Në planin financiar ka ardhur koha për të bërë investimet e mëdha. Do arrini suksesin e dëshiruar dhe do gëzoheni.
Shigjetari
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Gjatë kësaj dite do keni tendencë të flisni shpejt dhe kjo gjë mund të shkaktojë disa keqkuptime të padëshiruara. Mundohuni të tregoheni të kujdesshëm. Për sa iu përket çështjeve të zemrës për ju të dashuruarit, gjithçka do ndryshojë. Do keni më tepër nevojë për qetësi dhe do bëni më shumë tolerime sesa mendonit. Ju beqarët do keni një mundësi të mirë për të pasur takimin e ëndrrave kështu që mos e humbni rastin. Në punë ambicia nuk do shterojë asnjë moment. Ju do fiksoni disa qëllime dhe nuk do ndaleni së bëri çdo përpjekje. Sado të mundohen t’iu bllokojnë, nuk do ja dalin dot. Në planin financiar do jeni me fat dhe çdo gjë do rrjedhë sipas parashikimeve. Nuk keni për çfarë të shqetësoheni.
Bricjapi
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Herë pas here mund të bëheni edhe nervozë gjatë kësaj dite, por do dini si të qetësoheni dhe si të ndalni presionin. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv. Klima do jetë më e ngrohtë dhe më harmonike sesa ju e mendonit. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe jo të kërkoni dashurinë. Nuk do jeni të favorizuar në këtë sektor. Për punën ka për të qenë një ditë vendimtare. Do i realizoni një e nga një të gjitha objektivat dhe do ndiheni më krenarë për veten. Shefat mundet edhe t’iu lavdërojnë para të gjithëve. Në planin financiar do jetë Urani ai që do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën.
Ujori
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Nën ndikimin e Hënës dhe Mërkurit ka rrezik të përballeni me konflikte gjatë kësaj dite. Do jeni impuslivë dhe do thoni gjëra të pamenduara. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Nëse flisni dhe ja sqaroni situatën ai edhe mund t’iu kuptojë. Për ju beqarët ka shumë gjasa të mbarojë vetmia. Personi që do takoni do iu bëjë të drithëroheni. Në punë do vazhdoni ta bëni me pasion atë që keni nisur dhe do keni sukses të garantuar. Do keni kurajën të përballeni me të gjitha sfidat që do ju dalin para. Me financat mos u tregoni të pamatur sepse do keni goxha probleme më vonë.
Peshqit
Horoskopi i datës 13 gusht 2020
Gjatë kësaj dite do keni shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të merreni me çështje pa vlerë. Ju të dashuruarit do jeni shumë sensuale dhe partneri do ketë dëshirë t’iu mbajë gjatë gjithë kohës pranë. Përkëdheljet dhe ngrohtësia e tij do t’ju bëjnë të ndiheni si në parajsë. Ju beqarët do kërkoni pa pushim personin ideal, por më kot. As sot nuk ka për të qenë dita me fat. Në punë Dielli do sjellë të reja. Pavarësisht kushteve të vështira ju do arrini të përmbushni objektivat dhe do ju tregoni të gjithëve sesa vleni. Plutoni do ndikojë mjaft në sektorin e financave. Kujdes me vendimet që do merrni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha.