Ky është horoskopi për ditën e hënë 17 gusht 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë sa i takon ndjenjave, ku mund të ketë takime interesante. Parashikohen pasione të mëdha. Në punë, bëni mirë që të mos rrezikoni, por sistemoni situatat e mbetura pezull.
Demi
Ju pret një ditë e lodhshme dhe nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave dhe raporteve ndërpersonale, pasi ka diçka që nuk funksionon siç duhet. Mundohuni që të bëni durim. Edhe në punë duhet të tregoni kujdes, në mënyrë që të mos gaboni.
Binjakët
Kjo ditë është mjaft pozitive dhe interesante për ndjenjat. Kush është vetëm do të ketë mundësi që të shikojë përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Në punë rrezikoni që të mërziteni, ndaj mundohuni që ta shmangni zemëratën, pasi problemet do të zgjidhen.
Gaforrja
Ju pret një ditë premtuese, por mund të nervozoheni lehtësisht, edhe pse nuk keni arsye.
Po ashtu takimet janë mjaft intriguese. Në punë mund të keni të papritura, ndaj përpiquni që të shmangni debatet.
Luani
Ju pret një ditë pozitive në sajë të ndikimit tranzit të Hënës dhe atij të favorshëm të Marsit. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime interesante. Në punë duhet të reflektoni lidhur me situatat që ju krijojnë probleme.
Virgjëresha
Dashuritë që do të lindin në këtë periudhë do të kenë mundësi që të mbijetojnë përtej verës. Sa i takon punës, ky është momenti për tu rikthyer në lojë dhe për të çuar përpara idetë tuaja.
Peshorja
Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm dhe situata paraqitet më mirë se në ditët e kaluara, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të jeni të inatosur, me dikë që nuk e mban fjalën e dhënë.
Akrepi
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj shtyjini debatet dhe sqarimet për më vonë. Në punë mos i nënvlerësoni mundësitë me të cilat do të përballeni.
Shigjetari
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Edhe në punë, do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por mundohuni që të mos përfshiheni në shumë gjëra njëkohësisht.
Bricjapi
Parashikohen ndryshime të ndjeshme në sferën sentimentale. Në dashuri do të ketë mundësi të frytshme për ata që janë vetëm, të cilët duhet ta lënë veten të lirë. Edhe në punë do të ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet qetësi.
Ujori
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku do të ketë probleme që kërkojnë zgjidhje dhe Hënën do e keni kundër. Në punë, duhet të analizoni mirë çdo gjë.
Peshqit
Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por ju duhet të kuptoni mirë se çfarë doni në të vërtetë. Mundohuni që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave, veç pa lënë pas dore angazhimet e punës. /noa.al