Bebet Dashi
Fëmija yt nuk rri në një vend. I pëlqen të shpenzojë energji me aktivitete, kështu që lëre të luajë në një vend ku të hidhet, të vrapojë dhe të bëjë aktivitete fizike. Përdor ngjyra të ndezura për të dekoruar dhomën e tij. Fëmija juaj shumë i pavarur pëlqen të bëjë gjëra pa ndihmën e mamit, të mbajë një shishe ose të ushqehet vetë ose të lëvizë përreth tavolinës. Inkurajoje në këto sjellje dhe qëndroi gjithmonë pranë për ta ndihmuar.
Bebet Demi
Demat e vegjël janë kokëfortë. Fëmija juaj do t’i bëjë rezistencë ndryshimeve të çdo lloji sepse preferon sigurinë dhe rutinën familjare. Merrni të gjitha masat që duhet për ta përgatitur për një tranzicion (duke numëruar minutat që koha e përrallës të kthehet në kohën e gjumit) dhe ndryshimet në jetën e përditshme. Fëmija juaj e adhuron komfortin dhe do të pëlqejë shumë një krevat të madh dhe të rehatshëm plot me lodra dhe pellushë. Fëmijët e lindur nën këtë shenjë janë shumë të dhënë pas kafshëve kështu që mos u surprizo nëse ai lidhet shumë me një mace ose qenush prej pellushi.
Bebet Binjakë
Fëmija juaj është i bekuar me një mendje të shpejtë dhe të mprehtë dhe ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm. Lexoji disa herë në ditë dhe sigurohu që të ketë shumë lodra që të luajë. Kënaqe kuriozitetin e tij natyral me histori të ndryshme dhe lojëra me kompjuter, udhëtime. Mund të jetë fëmija i parë i grupit që flet dhe është një llafazan i vogël. Edhe pse mund të duket si një dërdëllitje fëminore, kushtoji vëmendje sepse mund të ketë gjithmonë diçka të rëndësishme për të thënë.
Bebet Gaforre
Fëmija yt i ëmbël dhe i ndjeshëm do të zhvillojë një lidhje të fortë me mamin dhe do të qajë shumë në ndarjen e parë nga mami. Një përqafim i ngrohtë dhe disa përkëdhelje në kurriz dhe ankthi do të zhduket. Përdor ngjyra të qeta pastel për ta bërë dhomën e fëmijës tënd një vend të rehatshëm për të. Shtëpiak si natyrë ai do të dojë të të ndihmojë duke bërë punët. Zgjoje mirësinë e brendshme duke i treguar se si të sillet me miqtë dhe të ndajë me ta që në moshë të vogël.
Bebet Luan
Bebi yt është plot jetë dhe gëzim, një sharmant i vërtetë. Prit shumë gugatje të qeshura dhe rrëzime teksa ai përpiqet të bëhet qendra e vëmendjes tënde. Ndërkohë që është në rregull të inkurajosh përpjekjet e tij, sigurohu që të mos e lavdërosh shumë. Fëmija yt ka nevojë të mësojë se si të ndajë gjërat me të tjerët, sidomos me motrat dhe vëllezërit. Luanët e vegjël janë artistë të mëdhenj, kështu që kultivo anën artistike të vogëlushit tënd. Jepi ngjyra, letra dhe plastelinë. Krijo histori dhe vishuni si personazhe të ndryshme për t’i dhënë shkëndija imagjinatës së tij të zgjeruar.
Bebet Virgjëresha
Të determinuara, plot me ide. Bebi yt mezi pret që të nisë jetën. Jepi lodra që plotësojnë ndjesinë e saj të plotësimit (si gjëra që duhet të ndërtohen, plotësohen etj.). Fëmija yt është pak i llastuar dhe dëshiron të zgjedhë gjërat për të ngrënë. Zgjeroja shijet duke i ofruar një varietet ushqimesh dhe pijesh. Virgjëreshat nuk e pëlqejnë parregullsinë kështu që dhoma e tyre duhet të jetë një ambient i freskët dhe i rregullt. Ndërroja pampersat në momentin që bëhen pis dhe bëhu gati me një veshje të re herë pas here.
Bebet Peshore
Çfarë sharmanti të vogël ke sjellë në këtë botë! Peshoret janë të bekuara me hijeshi dhe një aftësi të lindur për të kapur këdo që është rreth tyre. Jepi fëmijës tënd social mundësinë të socializohet me miqtë e tij (do të jet miss/mister popullariteti që në kopsht) ki parasysh të organizosh festë të madhe për datëlindjen e saj/tij të parë – do të jetë më e interesuar të rrijë me miqtë sesa të vishet bukur. Pëlqen të kërcejë.
Bebet Akrep
Intensiteti dhe perceptueshmëria e fëmijës tënd janë mahnitës dhe shpesh sfidues. Edhe fëmijë ajo do të lexojë dhe do t’u përgjigjet emocioneve të tua. Kështu që menaxhoje mirë inatin dhe frustrimin përpara saj. Fëmija yt është i vendosur të bëhet si do vetë, kështu që duhet të ruash nervat dhe durimin. Akrepat janë të turpshëm në ambiente me shumë njerëz kështu që mbaj vazhdimisht kontakte me sy për t’i lënë të kuptojë se je atje për ta mbrojtur. Gjithashtu mbaj në shtëpi objekte që i përgjigjen natyrës zhbiruese të fëmijës tënd: ajo pëlqen teksturat e buta dhe libra me figura.
Bebet Shigjetar
Optimistë, arkëtarë të vegjël dhe eksploratorë të vërtetë. Vëre beben tënde në një karrocë bebesh dhe ajo do të të ndjekë kudo që të shkosh. Kalo kohë duke bërë shëtitje nëpër lagje ose duke vizituar komshinjtë. Asaj i duhet shumë ushtrim për shëndetin fizik dhe mendor. Mërzitet lehtësisht dhe i duhen lodra të reja vazhdimisht. Për të mbajtur vëmendjen e saj lexoji shumë histori për aventura dhe vende përrallash. Premtoi se një ditë do t’i vizitojë edhe ajo.
Bebet Bricjap
Të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm. Bebeve Bricjap u intereson goxha se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Ata kanë nevojë për shumë afeksion dhe siguri që në fillim. Siguroje për sukses vogëlushin tënd duke e ndihmuar të perfeksionojë aftësitë e tij (të përdorë lugën ose të thotë një vjershë) përpara se të duhet ta tregojë këtë gjë tek njerëzit e tjerë. Nëse mërzitet kur nuk arrin dot të hedhë hapat si duhet mësoje të provojë sërish. Kur është duke mësuar të flasë, mos hezito ta lavdërosh.
Bebet Ujor
Bebet Ujor janë rebelë që pëlqejnë t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre. Jepi mundësinë të shtrihet dhe të luajë i lirë në ambiente të hapura me bar dhe të përqafojë botën duke koleksionuar gurë ose thesare të vogla që gjen. Mbështete individualitetin e vet duke e lejuar të vendosë vetë se çfarë do të veshë ose me cilën lodër dëshiron të flejë. Prezantoje me lodra të reja dhe libra. Fëmijët e lindur nën këtë shenjë janë të mençur dhe shpesh zhvillohen më shumë se të tjerët.
Bebet Peshq
Të ndjeshëm dhe emocionalë, bebet nën shenjën e Peshqve ndiejnë shumë nuancat e ambientit ku janë. Të jetë mirë, fëmija yt ka nevojë për një shtëpi të sigurt, të ngrohtë dhe plot dashuri. Mbaje fort afër teje me një çantë që mbahen fëmijët teksa lëviz nëpër shtëpi. Rehatoje me muzikë klasike, ninulla të ëmbla dhe masazhe relaksuese. “Peshku” yt i vogël i pëlqen shumë banjat, kështu që mund t’i ofrosh shumë lodra uji.