Horoskopi i datës 11 maj 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Planetët nuk do ndikojnë aspak negativisht gjatë ditës së sotme dhe do jeni pa komplekse fare. Për ju të dashuruarit do ketë momente të mrekullueshme. Partneri do iu surprizojë në çdo moment dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe më në humor se kurrë më parë. Jo vetëm që do takoni një person interesant, por mund të filloni edhe një lidhje. Në punë duhet të mbroheni në çdo moment sepse zilia do i bëjë kolegët t’iu vërsulen çdo çast. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse mbani poste të lakmuara. Financat do jenë paksa problematike, prandaj bëni shumë kujdes.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të afroheni sa më shumë me njerëzit që ju rrethojnë edhe pse në fakt ata mund t’iu kenë zhgënjyer dikur. Ju të dashuruarve, sjellja e partnerit do duket e shpërqendruar, kapricoze dhe jo koherente. Shpeshherë do e pyesni veten nëse ai në të vërtetë iu do apo jo. Mire do ishte të flisnit me hapur me të që të qetësoheni njëherë e mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur dhe të mos filloni aventura sa për të kaluar kohë. Në punë do arrini ta ndryshoni atmosferën dhe tashmë do ndiheni më të qetë në hapat që do hidhni. Do merrni frymë lirisht dhe nuk do trembeni nga asgjë. Financat duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes dhe përpikmëri.

Binjakët

Sot do veproni gjithmonë me gjakftohtësi dhe me kokën lart. Do jeni të bindur se do keni të drejtë dhe gjithçka do ju ece më së miri. Ju të dashuruarit do keni mbështetjen e Marsit dhe do kalojnë momente të mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime që iu kishte bërë para disa kohësh. Ju beqarët ka shumë gjasa të gjeni personin e duhur dhe të filloni angazhime serioze. Për punën pritet një ditë e veçantë. Dikush do ju vështrojë nga larg dhe shumë shpejt do ju bërë një propozim të jashtëzakonshëm. Lërini kapricot dhe pranoni ftesat. Do jeni shumë të privilegjuar edhe më vonë. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni. Situata do jetë më e mirë sesa mendonit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndiheni shumë të pakënaqur dhe pa humor. Kjo do ju çojë edhe ne konflikte me ata që keni pranë. Marrëdhënia në çift do jetë goxha e ndërlikuar. Debatet do jenë të shumta dhe asnjëri prej jush nuk do tregohet i gatshëm të tolerojë. Ju beqarët do vazhdoni edhe sot të qëndroni vetëm. Mundësitë për takime do jenë shumë të pakta. Në punë do iu jepen disa urdhra të qarta të cilat duhet t’i ndiqni në mënyrë strikte. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse keni për të pasur probleme akoma më serioze. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza jo të mira nëse shpenzoni kuturu. Maturia duhet të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.

Luani

Gjatë kësaj dite jeta juaj sentimentale do marrë rëndësi më të madhe. Do jeni në humor më të mirë dhe do i shihni gjërat me pozitivitet. Ju të dashuruarit do jeni më pasionante se kurrë më parë dhe do e ruani gjithë kohës ambientin harmonik e plot shkëlqim. Partneri do ndihet më së miri. Ju beqarët do ja mbushni mendjen personit që pëlqeni dhe do hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do bëni atë që do ju duket më e logjikshme dhe gjërat do ju rrjedhin si duhet. Nëse ju ofrohet një mundësi e re për të treguar veten pranojeni pa u menduar gjatë. Në planin financiar do jeni konfuzë dhe nuk do gjeni mënyrën e duhur për të riorganizuar gjithçka.

Virgjëresha

Dielli do bashkëpunojë me Mërkurin gjatë kësaj dite duke ju dhënë më shumë forcë dhe guxim gjatë kësaj dite. Gjithsesi nëse do ju duhet të bëni zgjedhje mos u nxitoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të vini në rrezik gjithë atë që keni ndërtuar vetëm për të provuar eksperienca të reja. Ju beqarët do realizoni disa takime impresionuese të cilat do sjellin shumë shpejt edhe ndryshime të statusit. Në punë do jeni më të bindur se kurrë për të mos i vënë aftësitë në shërbim të dikujt tjetër dhe do mundoheni të krijoni një biznes tuajin. Keni për ta parë që me dëshirë dhe përpjekje arrihet çdo gjë. Në planin financiar do jeni shume të kujdesshëm me çdo shpenzim. Gjendja nuk do ketë as problemin më të vogël.

Peshorja

Nëse nuk doni ta ndërlikoni jetën me dorën tuaj mos u nxitoni kur të flisni dhe mos kërkoni gjithmonë t’ua hidhni fajin të tjerëve. Për ju që keni një lidhje, jeta në çift do jetë më e qetë sesa ju e mendonit. Nuk priten as debate dhe as pasion i zjarrta, prandaj merrini gjërat ashtu si t’iu vijnë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në kërkim, por as sot nuk do e gjejnë atë që kërkoni. Yjet këshillojnë të mos i humbni shpresat sepse shumë shpejt jeta juaj do marre një tjetër drejtim. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini më të mirën e mundshme. Mundet të ndërroni edhe orientimin për të arritur majat. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes.

Akrepi

E gjithë dita juaj do jetë shumë e bukur sot dhe herë pas here do përjetoni kënaqësi të mëdha. Do jeni shumë të përgjegjshëm për çdo hap që do hidhni. Prezenca e Venusit do iu garantoje një mjedis të ngrohtë dhe të mbushur me emocione ju të dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë partnerit dhe shprehjani atij ndjenjat. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë të madhe që do ndodhë rreth pasdites. Në punë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse do mundohen t’iu marrin vendin që keni dhe t’iu nxjerrin të padobishëm. Në planin financiar duhet të bëni pak ekonomi në mënyrë që të arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari

Do jeni më konkretë gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju adhurojnë. Gjithë kohës do jeni të rrethuar nga persona që ju duan pamasë. Për ju të dashuruarit do ketë momente të bukura dhe të mbushura me lumturi. Do ndiheni si në ëndërr pranë atij që keni në krah. Shprehjani edhe ju sa të mundni ndjenjat. Ju beqarët do gjendeni përpara një zgjedhjeje të vështirë prandaj duhet të mendoheni mirë para se të vendosni. Nëse në punë do keni nevojë për ndihmë, këshillohuni me disa kolegë të vjetër që ju kanë qëndruar përherë pranë dhe ndonjëherë ju kanë kritikuar. Ata sërish do dinë t’iu orientojnë ku duhet. Për financat do jetë ditë e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi që do bëni nëse nuk doni të keni probleme.

Bricjapi

Dita e sotme pritet të jetë e zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Merrini gjërat shtruar përherë. Për të dashuruarit çdo gjë do jetë në favorin e tyre. Në një moment do mendoni edhe të hidhni hapa më tej. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë do tregoheni të vendosur për ta bërë për vete personin që pëlqeni prej kohësh. Fati do jetë në anën tuaj në çdo moment. Në punë do pajtoheni edhe me kolegët që keni debatuar dhe do ndiheni shumë më të qetë. Do e vazhdoni qetësisht rrugën e nisur. Në planin financiar duhet të shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.

Ujori

Mundohuni të ecni me prioritete gjatë kësaj dite sepse vetëm ashtu do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje tregohuni besnikë ndaj partnerit dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e të dashurit tuaj askush nuk e ka. Ju beqarët do mërziteni mjaft për shkak se nuk do arrini të krijoni as sot lidhjen e dëshiruar. Në punë, vërtet situata do sqarohet, por ka mundësi t’iu jepen akoma më shumë përgjegjësi se më parë. Po nuk patët vullnet dhe po nuk i bëtë sytë katër gjithë kohës, mundet edhe të humbisni. Në planin financiar do keni energjinë e duhur për të përballuar problemet.

Peshqit

Do jeni paksa impulsivë gjatë kësaj dite megjithatë nuk do ju lindin probleme. Ambicia dhe kurajoja që do ju udhëheqë gjithë kohës do jenë të adhurueshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente të bukur e me fat kjo e sotmja për të dashuruarit. Mund të realizoni edhe disa plane që kishit bërë dikur dhe do ndiheni akoma më mirë. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do e sqaroni situatën. Ju beqarët do filloni një histori dashurie mjaft serioze. Jeta profesionale do marrë një drejtim shumë interesant. Besimin dhe mbështetjen që iu kanë dhënë shefat ju do e shpërbleni me arritjet që do keni. Në planin financiar duhet më tepër maturi dhe kujdes. Mos bëni gabime për të cilat do pendoheni. /dritare.net

Author: admin